Shkence

Rastet studimorë të Doktor Frojdit: Irma dhe Injektimi i Shiringës së Vjetër

Screen Shot 2015-09-02 at 6.16.25 PM

Frojdi që zakonisht nuk ishte mbi diagnostikimin e vetvetes, provoi vërtetësinë e teorive të tij, përmes një prej studimeve që hidhte dritë mbi interpretimin e kuptimit të njërës nga ëndrrat që kishte parë. Ai e quajti atë “Injeksioni i Irmës”.

Në ëndërr, një nga pacientet e tij, Irma, i shfaqet në një festë. Ai vëren se ajo është më e sëmurë se zakonisht, dhe ai e qorton pse nuk e kishte dëgjuar më parë diagnozën e tij.

Mjekët e tjerë paraqiten në ëndërr, dhe ata gjithashtu, vënë re një Irmë hezituese dhe e konfirmojnë diagnozën e Frojdit. Ai gjithashtu vëren se edhe pse në ëndërr, e dinte se cili

ishe burimi i problemit-një injeksion i bërë nga një tjetër mjek, për të cilin Frojdi mendonte se ishte një i papërgjegjshëm, përderisa kishte kryer një veprim të pamatur.

Ai theksoi se gjilpëra që ishte përdorur, ndoshta nuk ishte edhe as e pastër. Ëndrra kontrolloi të gjitha kutitë, kur bëhej fjalë për dëshirat e Frojdit dhe përmbushjen e tyre. Ai tha se në krye të dëshirave të tij më të thella, ishte të qe në gjendje të provonte se sëmundja vinte nga dikush tjetër.

Ai mund të fajësonte të tjerë mjekë, për kurimin e saj të gabuar (duke përdorur gjilpërat e pista), dhe ai mund të fajësonte ndërkaq vetë pacienten, për shkak se nuk ndoqi këshillat e mjekëve të saj. Ai tha se ishte mjaft i kënaqur me provën e tij, se vuajtjet e saj të vazhdueshme nuk ishin për faj të tij. Analiza që Frojdi i bëri vetvetes, sugjeron se fajësia e tij ndaj Ema Ekshtajnoit, mund të lidhet direkt me ‘Injeksionin e Irmës’.

Leave a Reply

Back to top button