Gjatë 24 orëve të fundit, Gjermania ka konfirmuar 2.237 raste të reja duke çuar në total numrin e të prekurve në 145.694.
Të dhënat e bëra publike nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive tregojnë se edhe raporti i vdekjeve u rrit me 281 raste, ku deri më tani janë regjistruar 4,879 si pasojë e COVID 19.
Këtë të hënë, Gjermania filloi të lehtësonte masat e bllokimit, teksa kancelarja Angela Merkel u kërkoi gjermanëve të jenë “të disiplinuar dhe vigjilent” dhe paralajmëroi që nëse qëndrimet do të ndryshojnë, vendi mund të hyjë në një tjetër bllokim edhe më të ashpër.
Ndërkohë, në vend kanë nisur protestat kundër masave me thirrjen “terrorizëm vaksinimi”.