Në vitet tetëdhjetë, nëse dëshiroje të dëgjoje për planete që vinin vërdallë yjeve të tjerë, kishe zgjedhjen e burimeve: Star Wars ose Star Trek. E gjithë kjo ndryshoi në vitin 1995 me zbulimin e një planeti që vinte në orbitë përreth 51 Pegasi, një pothuajse binjak i diellit që ndodhet pothuajse 50 vite dritë larg. Astronomët zviceranë Michel Mayor dhe Didier Queloz e gjetën botën e largët duke parë gravitetin që tërhiqte yllin-prind. Në vitin që pasoi, shkencëtarët amerikanë, Geoffrey Marcy dhe Paul Butler konfirmuan këtë zbulim dhe shumë shpejt zbuluan edhe ata disa planetë.
Zbulimet e parë te ekzoplanetëve ngritën në këmbë botën e astronomisë. Shkencëtarët kishin pranuar gjithmonë se sistemet e tjerë diellorë (nëse ekzistonin) do të ishin pak a shumë si yni. Jo këta: Këta planetë të rinj ishin gjigandë, si Jupiteri, por më shumë se gjysma e tyre ndodhen më pranë diejve të tyre nga sa ndodhet Mërkuri nga Dielli, duke ardhur në orbitë brenda vetëm pak ditëve nën temperatura shumë të nxehta. Teoritë tona se si krijohen planetët duhej që të griseshin dhe rishkruheshin. Që atëherë, astronomët kanë zbuluar më shumë se 400 botë të reja, dhe kemi parë një surprizë pas tjetrës.
Disa planetë ndjekin orbita ovale. Të tjerë vijnë përreth diejve të tyre përsëprapthi, apo kanë përbërje të çuditshme e të papritura. Të gjithë bashkë, ata janë prova se universi është shumë më i çuditshëm dhe më krijues nga sa e kishim imagjinuar.
Teleskopi gjigand në kërkim të planetëve i njohur me emrin Kepler – i refuzuar tre herë nga NASA por më pas i pranuar pas atyre zbulimeve fillestarë të planetëve në vitet nëntëdhjetë – ka zbuluar planetin e parë të ngjashëm me Tokën që vjen në një orbitë të ngjashme me atë të Tokës. Ky gur themeli me siguri do të shkaktojë një revolucion të ri, teksa vëzhguesit i dyfishojnë përpjekjet e trye për të vëzhguar direkt botë të ngjashme me Tokën dhe studiojnë atmosferat e trye në kërkim të shenjave kimike të jetës. Dhe ka shumë gjasa që edhe këta planetë të mos jenë ajo çfarë ne presim.
Thjeshtë studimi i jetës nga planetë të ngjashëm me Tokën do të ishte shumë i vështirë. Por, në fund të fundit, 15 vjet më parë askush nuk priste zbulim ekzoplanetesh. Ja një parashikim i guximshëm: pas 20 vitesh, enigma që lidhet me pyetjen a ka apo jo jetë diku tjetër në univers do të jetë zgjidhur.