Imitimi duket të jetë mekanizmi psikologjik i preferuar nga qeniet njerëzore, megjithëse sjellja e imituar nuk është më e mira apo më e shëndetshmja. Këtë zbulon një studim i kryer nga një ekip multidisiplinar i koordinuar nga Instituti Beijer (Stockholm), i përbërë nga ekologë, psikologë dhe ekonomistë.
Studimi shqyrtoi mekanizmin e konformitetit shoqëror të grupeve që në fillim iu përmbaheshin të njëjtit standard ose zakon të sjelljes, dhe më pas ndryshonin shpejt. Kjo mund të çojë në krijimin e rrathëve viciozë apo virtuozë, varësisht nga lloji i zakonit të cilit grupi i përshtatet.
Përshtatja në masë ndaj modelit mbizotërues të sjelljes shkakton një zinxhir që përcakton zakonet kryesore të popullsisë. Disa shembuj të virtytshëm janë promovimi i lëvizjes së qëndrueshme në Holandë ose ligjet kundër pirjes së duhanit në Norvegji, Suedi dhe Mbretërinë e Bashkuar. “Megjithëse rrathët viciozë mund të jenë të vështira për t’u prishur, kjo ndodh kur, duke marrë parasysh të gjithë faktorët, shumica zgjedh të miratojë një model më të virtytshëm të sjelljes”, komentojnë autorët e studimit. Vendosja e mekanizmave të konformitetit shoqëror – shtojnë ata – mund të përmirësojnë përhapjen e praktikave të mira mbi ndryshimet klimatike dhe ruajtjen e biodiversitetit. / Bota.al