Analiza

Rrëfim për dy Europa

rrwfim pwr dy europaMatthew Price & Chris Morris

bbcnews.com

Miliona europianë shkojnë në zgjedhje muajin e ardhshëm. Si do të ndikojë kriza e eurozonës në zgjedhjet e tyre? Një vështrim i situatës në dy qytete porte – Hamburg dhe Marsejë. H2O ndihmoi në ndërtimin e Hamburgut, Që në ditët e para si qyteti më i madh në lidhjen tregtare Hanseatike, e deri sot si një prej porteve më të mëdhenj të Europës, uji ka qenë shumë i rëndësishëm për pasurimin e tij.

Këtu “mburren” se kanë më shumë kanale se sa Amsterdami dhe Venecia të marrë së bashku. Kanë gjithashtu edhe shumë klube lundrimi, ku po të shkosh, i harron të gjithë problemet ekonomike të Europës. Në një shëtitje në Alster (liqeni i madh mu në qendër të qytetit), dizenjatore produktesh dhe lundërtare amatore, Sybs Bauer thotë se qyteti, madje i gjithë vendi, as nuk e ka ndier krizën e eurozonës.

“Nëse ankohemi, e bëjmë nga një nivel shumë i lartë”, thotë duke qeshur. “Jeta është e mirë”.

Ky është padyshim një vend i begatë, eficient, plot vetëbesim. Ashtu si e gjithë Gjermania – motorri i Europës. Gjithcka në kontrast me Marsejën, ku papunësia është pak më shumë se 13 % (në Hamburg është 7.8%) dhe shumë njerëz vuajnë.

Tek klubi “Bouliste de Vallon petanque”, jo shumë larg prej portit të vjetër, dëgjon shumë të qeshura. Janë njerëz që luajnë me topa të vegjël. Por edhe ndjesia e ankthit prej ekonomisë është po aty. “Eshtë qytët shumë i bukur”, thotë Marylin, teksa ndjek me vëmendje lojën. “Por nëse flasim për ekonominë, ka shumë vështirësi”.

Petanque, si lojë, është shumë konkuruese, gjë që është më tepër nga sa mund të thuash për vetë Francën. “Thonë se nuk punojmë aq shumë sa gjermanët”, thotë baptiste, “dhe ndoshta në Marsejë mund të jemi pakëz dembelë. Kështu që, na duhen reforma, dhe unë mendoj se mund t’ia dalim”.

Zhurmë pakënaqësie

Zgjedhjet zakonisht vendosen prej problemeve ekonomikë, dhe në të gjithë Europën, këto zgjedhje nuk do ta ndryshojnë këtë tendencë. Në Francë, kjo do të thotë që Fronti Nacional, një parti kundër establishmentit – që predikon proteksionizëm ekonomik dhe kundërshtim ndaj euros – do të ketë rezultate të mirë.

Dhe, teksa vjen peshku i kapur në mëngjes në tregun e vogël të peshkut pranë marinës në Marsejë, nuk është e vështirë të dëgjosh zhurmat e pakënaqësisë. Cmimet janë trefishuar me Euron”, ankohet një prej shitësve, Berte. “Me frangën franceze mund të haje lirë. Por kjo nuk ndodh më”.

Vota e protestës në Gjermani do të jetë shumë më e pakët. Shumica e gjermanëve besojnë se suksesi i tyre është i ndërtuar pjesërisht prej anëtarësimit në Bashkimin Europian. Por tani, edhe aty shumëkush mendon që BE dhe eurozona kanë nevojë për reforma.

Një udhëheqës sindikatash në Hamburg, thomas Mendrzik, duke hedhur vështrimin nga porti i madh, ku kalojnë kaq shumë prej importeve dhe eksporteve të Europës, thotë se shpreson që Parlamenti dhe Komisioni Europian do të ndihmojnë për një Europë “më sociale”.

Nevojitet solidaritet në të gjithë kontinentin, beson ai. Dhe fuqia gjermane do të ruhet vetëm nëse ajo mbetet zemra e BE-së. Por pasojat e krizës së eurozonës kanë patur efekte shumë të ndryshëm në Gejrmani dhe në Francë, sepse ekonomitë e tyre janë kaq të ndryshme.

Kjo gjë do të ndikojë në mënyrën se si njerëzit votojnë. Dhe në Gjermaninë veriore e ndiejnë dhimbjen shumë më pak se sa në Francën jugore.

Leave a Reply

Back to top button