Bota

Rrëfim prekës nga Ukraina: “Të gjithë nerëzit janë të traumatizuar”

Rrëfimi i mëposhtëm nga Emma Farne’ lidhet me një familje ukrainase përballë një zgjedhjeje të vështirë. Një burrë me katër fëmijët e tij, është detyruar të largohet nga vendbanimi, duke lënë pas bashkëshorten në një vend të prekur nga bombardimet. Është një histori reale dhe prekëse, e cila duhet të na ndërgjegjësojë të gjithëve mbi pasoja e luftës dhe domosdoshmërinë që ajo të ndalet sa më parë.

Një burrë ishte me 4 fëmijët e tij, një djalë 10 vjeç dhe tre vajza më të vogla. Dukej i terrorizuar. Më tha: “Ne kemi qëndruar për 8 ditë në një bunker, pa ujë, pa energji elektrike, pa drita, pa ngrohje, pa valë nëcelular. Këtu kam ardhur me një minibus të një fqinjit tim të shtëpisë. Gruaja ime ishte së bashku me mua dhe fëmijët në minibus, por i duhej të zbriste për të marrë diçka në shtëpi për fëmijët. I thashë të nxitonte sepse minibusi do të nisej nga momenti në moment. Mjeti u nis dhe ajo nuk erdhi në kohë”.

Ai burrë u gjend përballë një zgjedhjeje të vështirë, të qëndronte në minibus dhe të vazhdonte udhëtimin me fëmijët drejt Zaporizhias (një qytet në Ukrainë) duke e lënë gruan në një vend bombardimesh, apo tëzbriste nga minibusi me fëmijët për të kërkuar të shoqen. Ne e gjetëm duke qarë në qendër të qytetit tëZaporizhias, pasi nuk kishte lajme nga bashkëshortja e tij prej tri ditësh. Fëmijët e tij nuk e kishin nënën. Erdhën drejt meje, njëra nga vajzat kishte veshur një xhaketë rozë. Ishte shumë e bukur, edhe pse e ndotur, pasi kuptohet që të qëndrosh për 8 ditë në një bunker, s’mund të jesh në gjendjen tënde më tëmirë.

Ajo më kërkoi me gjeste, pasi unë nuk kuptoj rusisht, që ta ndihmoja të mbyllte xhaketën. Ka qenë tepër e vështirë për mua të mendoja se ato ishin pa nënën e tyre. I ati i tyre vazhdonte të thoshte: “Nuk kam pasur bateri në celular, ja se pse nuk më ka telefonuar, por do të më telefonojë shumë shpejt”, duke parëvazhdimisht nga telefoni i tij. Të gjithë këta persona janë të traumatizuar. Kjo është një traumë e gjithëpopullsisë”. – Rrëfimi i Emma Farne’

Back to top button