Motivuese

Rrëfimi i ndjerë i Kledi Kadiut: Ja beteja që për shëndetin e djalit tonë

Kledi Kadiu ka treguar për herë të parë vështirësitë me të cilat ai dhe bashkëshortja e tij Charlotte kanë përjetuar muajt e fundit. Ardhja në jetë e djalit ishte e bukur, por pati beteja të forta për t`u përballur. Rrëfimi i Kledi Kadiut:

“Charlotte dhe unë kemi vendosur të tregojmë një pjesë të historisë sonë, duke shpresuar se kjo do të jetë një shembull për nënat dhe baballarët që janë në një udhëtim të ngjashëm me tonin.

Ne prisnim momentin e duhur për ta bërë këtë, duke ruajtur në radhë të parë djalin tonë, motrën e tij të vogël dhe energjitë tona.

13 ditë pas lindjes, Gabrieli pati ethe dhe konvulsione të forta, simptoma të një diagnoze mjaft komplekse: meningo-encefalit. Fillimi i një sprove që na vuri vërtet në provë. Gabrieli mbijetoi dhe pasi hapi sytë, hap pas hapi dhe me guximin e një heroi, përdori të gjitha forcat për të rimarrë atë që i mori kjo ngjarje e paparashikuar. Pas më shumë se një muaj e gjysmë shtrimi në terapi intensive dhe shumë e shumë ekzaminime, u kthyem në shtëpi, të vetëdijshëm se rruga e rikuperimit do të ishte e gjatë dhe kërkuese. Ne filluam menjëherë një proces rehabilitimi gjë që na lejoi të kuptojmë plotësisht se si ta ndihmojmë më së miri fëmijën tonë përmes lojës dhe stimulimit. Ne nuk duam të fshihemi pas fjalëve duke pretenduar se gjithçka është e thjeshtë, por besojmë jashtëzakonisht në neuroplastikën, në vullnetin e pakufishëm të luftëtarit tonë të vogël, në qëndrueshmërinë dhe dashurinë si stimulin më të mirë për të mësuar.

Dhe pikërisht për këtë vendosëm të ndajmë historinë tonë. Kur ndodhin gjëra të tilla, mund të jetë e vështirë të gjesh forcën për të ridalë në sipërfaqe. Ndryshimi mund të bëhet nga njerëzit që zgjidhni të keni në krah dhe profesionistët që mbështeten në rritjen e fëmijës suaj. Nuk është e lehtë të përkthen ndjenjat tona në disa rreshta, sigurisht që ndihemi jashtëzakonisht mirënjohës që jemi pranë Gabrielit që na mëson çdo ditë se sa e çmuar është dhurata e jetës”, shkruan Kledi Kadiu.

Back to top button