Askush nuk e dinte me saktësi si ndihej princi Charles në të vërtetë pas ndarjes nga princeshë Diana, përveç Nancy Reagan, ish-zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njëkohësisht mikeshë shumë e afërt e princit. Një vit pas vdekjes së kësaj të fundit, gjithë sendet e saj personale i kanë kaluar fondacionit presidencial Ronald Reagan, mes tyre edhe letra prekëse e Charles. I tronditur nga ndarja publike me princeshën, princi hodhi të gjitha ndjenjat e tij në letrën e shkruar më 21 qershor 1992. “Askush nuk mund ta kuptojë çfarë do të thotë, derisa të ndodh ty, prandaj gjërat vazhdojnë të përkeqësohen. Një ditë do të them të gjithë historinë. Është një tragjedi greke dhe do të ishte perfekte për një dramë teatrale”, shkruante ai.
Kaq i rezervuar në publik, Charles akuzohej si bashkëshort mizor dhe i pashpirt dhe një ndër të paktët persona që ishte në dijeni të situatës së vërtetë ka qenë Nancy Reagan.