Njerëzit që do duan të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të ndjekin këto rregulla karantinimi: Ata duhet të ngasin makinën e tyre në destinacionin që duan të shkojnë, aty ku është e mundur, dhe pasi të jenë atje nuk duhet të përdorin transportin publik ose taksitë.
Personat që mbërrijnë në Angli, Uells dhe Irlandën Veriore nuk duhet të shkojnë në punë, shkollë, apo zona publike, ose të kenë vizitorë përveç mbështetjes thelbësore. Ata gjithashtu nuk lejohen të dalin për të blerë ushqim, ose sende të tjera, kur mund të mbështeten te të tjerët.
Ata që mbërrijnë në Angli, Uells dhe Irlandën Veriore mund të përballen me një gjobë prej £1.000 nëse nuk do të izolohen për 14 ditë të plota, ndërsa në Skoci do të përballen me një gjobë prej £480. Gjoba maksimale për shkelësit e përsëritur në Skoci është £5,000. BBC / bota.al