Analiza

“Rrufe”. “Tërmet”. “Cunam”. “Big bang”

Agnes Poirier

Titujt e mëdhenj “ulërasin: “Cunam politik”, “tërmet”, “big bang”.

termetZgjedhjet europiane mund të kenë ndodhur në 28 shtete të ndryshëm, por rezultati në vetëm një prej tyre ofroi lajmin e madh të natës pas zgjedhjeve. Për kë dhe për çfarë po flasim? Partia e ekstremit të djathtë Fronti Nacional, e udhëhequr nga Marine Le Pen doli e para në zgjedhjet franceze për Parlamentin Europian, me 24.51% të votave. Eshtë një arritje historike për bijën 46-vjeçare të Jean-Marie Le Penit, themeluesit të partisë.

Dhe nëse do u besojmë titujve të gazetave, veçanërisht pasojat e këtij votimi do të ndihen për një kohë shumë të gjatë, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Po të dëgjoje radiot dhe televizionet francezë gjatë të gjithë natës, nuk kishte asnjë dyshim se e gjithë klasa politike franceze dhe komentatorët nuk e kishin menduar asnjëherë që kjo do të ishte e mundur, të paktën jo në këto përmasa. Disa madje i mbërtheu një histeri e lehtë, drejtpërdrejt në televizion. Tipik ishte rasti i Laurent Wauquiez, ish ministër francez për çështjet europiane, i cili – kollaj fare – mbrojti idenë e një rikthimi në një BE të përbërë vetëm nga shtetet themelues – Francë, Gjermani, Itali, Holandë, Luksemburg, Belgjikë – plus Spanjën. Nga një Union me 28 shtete anëtarë, tek një “bërthamë” me shtatë.

Pak ditë përpara votimit, në një letër të hapur të botuar në gjermanisht dhe në frëngjisht, respektivisht tek Die Welt dhe Le Point, ish presidenti i Francës Nicolas Sarkozy propozoi që Europa të ndahej në tre zona, duke i dhënë fund Marrëveshjes Shengen, që lejon lëvizjen e lirë pa pasaporta mes shteteve anëtarë. U duk si panik. Në fakt, panik ishte! Përshtatur në shqip nga bota.al

Triumfi i Le Pen nxjerr zbuluar rënien e besimit të francezëve tek partitë tradicionale të djathta dhe të majta, që e kanë qeverisur Francën për tre breza, që nga fillimi i Republikës së Pestë në vitin 1958. Partia UMP e Nicolas Sarkozysë mori vetëm 20.77% të votave, ndërkohë që Partia Socialiste e presidentit Hollande mori vetëm 13.97%. Centristët me 9.81% dhe të Gjelbërit me 8.89% ngjajnë pothuajse të papërfillshëm. Përshtatur në shqip nga bota.al

Ndërkohë që presidenti Hollande ka thirrur një mbledhje të kabinetit për të përgatitur Këshillin e ardhshëm të BE në Bruksel, shumëkush po pyet përse një e katërta e elektoratit francez e hodhi votën në favor të të djathtës ekstreme. Sondazhet e kryer nga Harris Interactive tregojnë se ndjenjat antieuropiane nuk janë arsyeja kryesore. Në zgjedhjet europiane, problemet e brendshëm kanë gjithmonë peshë të madhe. Vetëm 22% e votuesve të Le Pen thonë se duan të dalin nga BE, sipas sondazheve. Dy arsyet kryesore që përmenden janë: “Duam ndryshim” (43%) dhe “kjo është një protestë kundër partive tradicionale në qeverisje” (37%).

Atëherë, nëse kjo nuk ka lidhje me ndjenjën antieuropiane, a duhet presidenti Hollande ta shpërndejë Ansamblenë Kombëtare, siç ka propozuar Le Pen? A duhet të japë dorëheqjen? Janë dy skenarë që nuk ka gjasa të realizohen, por më pas vjen një tjetër pyetje: Po zgjedhjet e ardhshme presidenciale? Një sondazh i kryer menjëherë pas daljes së rezultateve të të dielës mbrëma zbuloi se shumica e popullit francez nuk duan, as Hollande dhe as Sarkozy të kandidojnë për president.

Pak a shumë si Italia, ku shumica e italianëve i dhanë votëbesimin Matteo Renzit (një njeri që nuk ka qenë asnjëherë në qeverisje, është ende “pa njollë” e si pasojë përfaqëson “ndryshimin), Franca është në kërkim të politikanëve të rinj dhe të panjollosur, emrat e të cilëve nuk janë shfaqur asnjëherë në skandale të çfarëdolloji. Nuk është çudi të shohësh që Manuel Valls, kryeministri i sapoemëruar francez, që ndihet disi i ri në punën e tij, është një prej politikanëve më popullorë në Francë. Marine Le Pen, ndonëse i përket një dinastie familjare dhe establishmentit politik të Francës, përfiton gjithashtu nga një popullaritet që e gëzojnë vetëm ata politikanë të “panjollosur” nga qeverisja.

Me fjalë të tjera, votuesit francezë duan që politika të “ribëhet” nga një brez i ri. Natyrisht, ky mund të rezultojë ose një iluzion, ose “rrufeja” që i nevojitet aq shumë klasës politike franceze. /CNN/

Përshtatur në shqip nga bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button