Shkence

Rruga për në Paris

paris

Roger Harrabin, analist i mjedisit
Cilat zhvillime shkencore do të jenë më të bujshmet për vitin 2015?
Ky është viti, kur politikanët supozohet të projektojnë dhe miratojnë një traktat të ri global, mbi ndryshimin e klimës. Do të ketë në mënyrë të pashmangshme, një hendek mes samitit të OKB-së në Paris në dhjetor, dhe asaj që shkencëtarët mendojnë se është e nevojshme. Por presioni është i hapur.
Guri i parë kilometrik në rrugën drejt samitit të Parisit, është në mars, kur SHBA,Kina dhe BE-ja duhet të meren vesh për angazhimin e tyre, për të reduktuar varësinë e botës nga lëndët djegëse fosile. Nga nëntori i ardhshëm, prej të gjitha kombeve, të pasura e të varfra, do të kërkohet që në vullnetin e tyre të lirë, të stabilizojnë apo të ulin emetimin e gazrave në atmosferë, edhe pse marrëveshja do të varet më shumë nga presioni i parnerëve, duke mos qenë ligjërisht detyrues.
Nëse vendet e pasura nuk prodhojnë të adhura të mjaftueshme, për të ndihmuar të varfërit të marrin energji të pastër, samiti me siguri do të dështojë. Për pasojë, vendet e varfra nuk do të nënshkruajnë marrëveshjen, që u lejon vendeve të pasura t’i shmangen përgjegjësisë për shkurtimin e emetimeve. Por çështja e klimës, do të jetë me siguri në qendër të takimeve të G7-ës dhe G20-ës. Dhe asnjë nga fuqitë e mëdha, nuk do të vuajë pafuqinë politike që i turpëroi në samitin e klimës në 2009 në Kopenhagen. /BBC/

Leave a Reply

Back to top button