Mistere

Rusia dhe Europa Lindore, misteri i “Vollgës së Zezë”

Ndonëse legjenda e Vollgës së Zezë nuk është e kufizuar vetëm në Rusi, shumë prej raportimeve u bënë në Europën Lindore dhe bllokun sovjetik. Legjenda fitoi shumë përhapje gjatë Luftës së Ftohtë dhe e arriti kulmin në vitet ’70. Makina ishte e lidhur me njerëz që zhdukeshin papritur, ose vdisnin. Sipas historive, fëmijët ishin sidomos më të prekur dhe ishin të vënë në shënjestër. Ekzistojnë shumë teori për të shpjeguar se cili apo cfarë ishte prapa Vollgës së Zezë. Një teori thoshte se makinën e ngiste djalli. Në një tjetër variant, thuhej se Vollga e Zezë ishte pjesë e një skeme super të fshehtë rrëmbimesh nga ana e qeverisë. Arsyet e rrëfimeve për rrëmbime përfshinin histori me femra të reja që përdhunoheshin për t’i dhënë “kënaqësi’ personelit ushtarak, apo histori të programeve qeveritare për marrje organesh. Makina misterioze, që ishte një limuzinë super moderne për kohën, ishte mjeti standart i lëvizjes që përdornin politikanët e lartë në atë kohë. Por nuk është parë më vitet e fundit. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button