Letersi

Rusoi, ky romantik në Evropën e arsyes

Zhan Zhak Rusoi lindi në Gjenevë, më 1712. E ëma vdiq pak ditë pas lindjes së tij dhe i ati, një orëndreqës, e la atë në moshën dhjetëvjeçare nën kujdësin e tezes , e cila e rriti. Mbas qëndrimit dy vjet në konvikt, për të cilën ai foli më pas në vepren e tij “Rrëfimet”, ai iu kthye jetës te shtëpia e tezes së tij.

“Në shkollë më mësuan të gjitha mbeturinat e panevojshme që ka fituar emri arsim”,-shkruan Rusoi. Atë e mori përsëri tezja dhe kështu në moshën 12 vjeçare, arsimit të tij formal i erdhi fundi.

Pasi punoi për një periudhë të shkurtër si një çirak  në gdhendjen e orëve, ai e la Gjenevën dhe shëtiti nga një vend në tjetrin, duke takuar njerëz të ndryshëm, të cilët e ndihmuan dhe e drejtuan për të disa bamirës të fuqishëm.

Gjatë kësaj kohë ai lexoi shumë libra dhe zhvilloi aftësitë e tij në muzikë.  Më pas ai filloi të endej nëpër Francë, ku jetoi nën kujdesin e një gruaje fisnike, Mme de Varens, e cila ngulmoi në arsimin e tij të mëtejshëm dhe u përpoq t’i gjente një punë. Puna e tij më e qëndrueshme ishte kopjimi i notave muzikore.  Më vonë u bë sekretari i ambasadorit francez në Venecia.

Megjithëse ai takoi shumë njerëz të shquar gjatë udhëtimeve të tij të shumta, brenda vetes ai ruajti, veçanërisht me gratë, pasojat e vegjëlisë. Më 1746, ai krijoi një lidhje jetëgjatë me shërbëtoren e paarsimuar, Therese Lavaseur, me të cilën përfundimisht u martua në 1768.

Karriera letrare e Rusoit filloi me esenë e tij “Debat për artet dhe shkencën“, e cila ishte me vonë fituese çmimi. Me një forcë të madhe emocionale, këtu, ai këmbëngul se morali është i korruptuar nga zëvendësimi i besimit me  shkencën; nga ndjeshmëria artistike, nga imoralja në letërsi dhe nga vendosja e ndjenjave mbi logjikën. Kjo ese e bëri Rusoin mënjëherë të famshëm, gjë që e çoi Dideronë të thoshte se ai “Kurrë nuk kishte parë një shembull të tillë suksesi”.

Ditët e fundit të Rusoit ishin të trishtueshme, pasi shëndeti i tij po përkeqësohej, në një kohë kur ai vuante nga një paranojë e theksuar. Gjithashtu librat e tij u kritikuan disa herë si nga kisha ashtu dhe nga shteti, dhe ata hapën fjalën se “Rusoi duhej të arrestohej dhe duhej të sillej në burgun Concierge, në Pallatin e Drejtësisë”.

Kështu që, ai u arratis dhe në këtë kohë pranoi ftesën e David Hjumit për t’i bëri atij një vizitë në Angli, ku kaloi 6 muaj. Ai u kthye në Francë i bindur se armiqtë e tij kishin pushuar së shpifuri për të. Kur i treguan se Volteri kishte vdekuar, ai tha:”Jetët tona ishin të lidhura ngushtë me njëra tjetrën. Unë nuk do të jetoj shumë pas tij.”

Rusoi vdiq në moshë 66 vjeçare, më 1778./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button