Psikologji

Rutina ndonjëherë duket e mërzitshme, por ka rëndësinë e saj. Ja cilat janë arsyet.

Shumica prej nesh e shohin rutinën e përditshme si diçka të mërzitshme. Zgjimi, konsumimi i vakteve, puna, fjetja, të gjitha në orare të caktuara të ditës, ta bëjnë rutinën të duket si diçka rigide dhe tëmërzitshme. Mirëpo harrojmë se ky lloj organizimi i ditës na strukturon dhe na bën më të disiplinuar. Mëposhtë do të mund të lexoni disa arsye se pse rutina nuk duhet të duket tepër e mërzitshme.

1. Na bën me eficientë.
Duke pasur një rutinë fikse, ne mendohemi më pak për organizimin e ditës, apo për marrjen e vendimeve të caktuara. Kjo gjë na bën më të përqendruar tek gjërat që duhet të bëjmë, duke u ankuar dhe duke u lodhur më pak.

2. Na kursen kohë.
Duke pasur nj
ë rutinë fikse përditë, nuk humbasim kohë duke u marrë me organizime të caktuara qëshpesh mundet edhe të jenë të kota. Rutina e njëjtë na strukturon në veprimtari të caktuara dhe shpesh kursejmë kohë duke e bërë më shpesh çfarë na duhet të bëjmë dhe lëmë kështu hapësirë për aktivitete tëtjera.

3. Na ndihmon të krijojmë zakone të mira dhe të largojmë të këqijat.
Duke b
ërë të njëjtën gjë përditë, ne mësohemi me ato veprimtari, si psh. larja e dhëmbëve. Nga ana tjetër, duke pasur një rutinë fikse, nuk ngelet vend për zakone të këqija, si konsumi i alkoolit, drogës apo çdo aktivitet tjetër i dëmshëm për shëndetin.

4. Na ndihmon të krijojmë prioritete.
Me nj
ë plan të caktuar ditor, ne u japim rëndësi disa aspekteve dhe mundohemi që nëse na del diçka e papritur, të nxitojmë për të lënë kohë për atë gjë. Psh nëse ndjekim rutinën e përditshme dhe ndodh që na duhet të shkojmë në ditëlindjen e një miku apo mikeshe, mundohemi të mbarojmë çdo gjë sa më parë, për t’i lënë kohë vetes të rregullohemi e të shkojmë të përgatitur në ditëlindje.

5. Rutina na bën shpesh të kursejmë para.
Duke ndjekur nj
ë rutinë fikse, ne sigurisht mendohemi edhe për mënyra alternative se si të kursejmë para. Psh, nëse në rutinën tonë kemi në plan të konsumojmë lëng frutash çdo mëngjes, sigurisht që do tëmundohemi të blejmë fruta në një dyqan që i shet cilësore dhe më të lira.

6. Na ndihmon të avancojmë drejt suksesit.
Suksesi p
ërbëhet nga hapa të njëjtë, të hedhur në mënyrë të vazhduar, pa u ndalur. Duke bërë përditë tënjëjtën gjë, sigurisht që do të përfeksionohesh dhe kjo gjë të shtyn më tepër drejt suksesit të garantuar. Psh. një kirurg i suksesshëm është ai që operacionet i ka perfeksionuar në sajë të një rutine të caktuar. E ka ndjekur atë rutinë përditë, duke e përmirësuar kirurgjinë, dhe në fund merr emër për suksesin e tij.

Back to top button