Kinema & TV

Ryan Gosling: “First Man” është një film shumë patriotik

Pasi vrapoi në Los Angeles duke kërcyer në “La la Land” Ryan Gosling  vesh kostumin e astronautit në “First Man” një film që aktori e quan shumë patriotik, pavarsisht se përqendrohet në fytyrën më të errët të udhëtimit në Hënë të Neil Armstrongut. “Flitet shumë, nëse flamuri amerikan është shfaqur apo jo mjaftueshëm, por kur njerëzit ta shohin do ta kuptojnë që filmi është shumë patriotik,” – u shpreh aktori. “Ideja e fokusimit të përvojës më personale është ajo që e bën filmin më të veçantë, sepse për udhëtimin në Hënë kemi lexuar shumë, por jo aq se si e kanë përjetuar protagonistët. Në këtë kuptim është një histori thellësisht amerikane dhe ndoshta universale që flet për duelin dhe sakrificën, për ta jetuar jetën përtej interesave personale,” – e përshkruan aktori këtë film.” Damiani dhe unë gjithmonë flisnim për Hënën dhe kuzhinën dhe si të krijosh këtë dualitet të njeriut të talentuar me një dituri shkencore që eksploron mistere të universit dhe më pas kthehet në shtëpi për të hedhur plehrat dhe për t’u përpjekur për të qenë baba dhe bashkëshort,” – shpjegon Gosling. Në të njëtën kohë filmi kërkon t’u trasmetojë spektatorëve rrezikun e vërtetë që merrnin këto misione në një kohë që teknologjia e asaj epoke nuk kishte asgjë të përbashkët me këtë të tashme.

Nëse tek “La La Land” Gosling mësoi të luante në piano për tre muaj, në këtë rast mësoi të pilotojë dhe mori disa mësime pilotimi. Në ekran shihet Armstrongu si një tip i vështirë dhe që nuk shpreh shumë emocione. Gosling thotë se u ndihmua shumë nga fëmijët, ish bashkëshortja e astronautit dhe nga familjarë dhe nga persona të tjerë me të cilët kishte punuar për këtë rol. Përsa i përket Nasës ajo hapi dyert dhe e ndihmuan me një lloj fushe stërvitjeje të veçantë. “Vetëm sa cekëm sipërfaqen, çdo ditë merrnim shumë informacione. Ishte interesante të kaloje kohë me këta njerëz që kanë përjetuar këto lloj misionesh, njerëz shumë brilantë që të bëjnë të reflektosh se kjo punë ka qenë tejet e vështirë,” – rrëfen ai. Nga cilësitë e Armstrongut aktori shquan aftësinë e tij për t’i parë gjërat në një perpektivë më të gjerë. Claire Foy që u bë e njohur për rolin e saj tek Isabela II e Anglisë në serinë “The Crown” interpreton Janet, gruan e parë të Neilit, e cila vdiq në qershor në moshën 81 vjeçare.”Janet nuk ishte një grua e zakonshme në atë epokë, – shprehet aktorja, – pavarsisht jetës normale duke u marrë me fëmijët, bashkëshortin dhe shtëpinë”. Foy u është mirënjohësve grave të astronautëve që janë pjesë e historisë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button