Uncategorized

Sa gjatë qëndron koronavirusi në sipërfaqe të ndryshme?

Shumë njerëz po qëndrojnë brenda për të shmangur kontaktin me njerëzit e infektuar potencialisht nga Covid-19. Por një raport i fundit nga Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thoshte se molekula të virusit që shkakton Covid-19 u gjet ënnë anijen Diamond Princess 17 ditë pasi u larguan pasagjerët e saj. Cilat janë rreziqet kur prekim pako të ndryshme, sende ushqimore dhe ato që shkencëtarët i quajnë sipërfaqe “me prekshmëri të lartë”?

A nënkupton studimi i fundit i  CDC që viruset mbijetojnë deri në 17 ditë në sipërfaqe?

Dr Julia Marcus: Një hetim i CDC ne  anijn e lundrimit gjeti prova të molekulave ARN në kabina që nuk ishin pastruar akoma. Kjo do të thotë se virusi ishte i detektueshëm- jo se ai ishte i gjallë ose në gjendje të infektonte dikë.

Dr Akiko Iwasaki: Thjesht do të thotë që ka pjesë të virusit që ende mbesin. Nëse ka copa dhe pjesë të ARN-së, nuk përbën një virus. Vetëm se ka një pjesë të vogël të ARN-së nuk do të thotë se ka një infeksion.

Sa kohë mund të mbijetojë virusi në sipërfaqe?

Marcus: New England Journal of Medicine sapo publikoi një studim që testoi se sa kohë virusi mund të mbetet i qëndrueshëm në lloje të ndryshme sipërfaqesh brenda një ambienti të kontrolluar laboratorik. Ata zbuluan se ishte akoma i zbulueshëm në bakër deri në katër orë, në karton deri në 24 orë, dhe në plastikë dhe çelik deri në 72 orë.

Por është e rëndësishme të theksohet se sasia e virusit u ul me shpejtësi me kalimin e kohës në secilën nga ato sipërfaqe. Dhe kështu, rreziku i infeksionit nga prekja e tyre me siguri do të ulet me kalimin e kohës.

Mund të infektohesh vetëm nga një grimcë e vetme e koronavirusit?

Iwasaki: Ka një sasi të caktuar grimcash virale që ju duhet të ekspozoheni për t’u infektuar. Nëse keni vetëm një grimcë virale në gishtin tuaj, nuk ka gjasa që ju do të infektoheni. Disa viruse janë shumë të fuqishëm, ju duhen vetëm 10 grimca për t’u infektuar, ndërsa të tjerëve ju [mund] duhen miliona.

A ekziston rreziku të infektohesh nga pako të ndryshme dhe sende ushqimore?

Marcus: Rreziku është i ulët, por është e mundur që nëse dikush po dërgon një pako në shtëpinë tuaj dhe ata janë të sëmurë, kjo mund të jetë një rrugë për transmetim. Unë do t’ju rekomandoja që çdo herë që diçka e re të hyjë në familjen tuaj, të jeni të vetëdijshëm t’i lani duart pasi t’i përdorni.

Iwsaki: Stabiliteti i [virusit] është mjaft i lartë në karton. Sapo të merrni një pako, hapeni, s hidhni kartonin direkt, lani duart dhe përpiquni të mos prekni fytyrën. Merrni çdo masë që të mundni për të minimizuar kontaktin me fytyrën tuaj.

A keni ndonjë këshillë për pastrimin e sipërfaqeve?

Marcus: Është mirë të pastroni shpesh çdo sipërfaqe që e prekni shpesh  si dorezat e dyerve dhe tualetet. Nëse dikush në familjen tuaj është diagnostikuar me Covid-19, atëherë pastrimi dhe dezinfektimi bëhet shumë më i rëndësishëm dhe duhet të bëhet më shpesh.

Iwasaki: [Administrata e Ushqimit dhe Barnave] ka një listë të produkteve për pastrimin dhe që dihet se vrasin Covid-19. Ky virus nuk mbijeton në sapun dhe alkool.

 

The guardian/bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button