Enciklopedike

Sa kohë mund të “jetojë” një shkretëtirë?

Askush nuk mund të thotë me siguri sesa kohë trupi ishte varrosur nën rërë, para se qeni i races Sherman të gërmonte në të. Ndoshta 500 apo edhe 1.000 vjet? Zbulimet e mumieve nuk janë të rralla në shkretëtirën kiliane, dhe praktikisht të gjithë ato janë ruajtur në mënyrë të përkryer si ky: me flokët dhe veshje shumë të paprekura.

Shkretëtira ka ndaluar dekompozimin e natyrshëm të trupit të njeriut, si asnjë peizazh tjetër në Tokë. Në zona të tjera, duhet vetëm një muaj që një kufomë të kthehet në një skelet. Por klima e nxehtë e shkretëtirës e than nga jashtë sipërfaqen e trupit, duke parandaluar riabsorbimin e ujit. Bakteret që do të shkaktonin prishjen e shpejtë të indeve, nuk mund të depërtojnë në trup.

Organet treten nga enzimat e tyre dhe efektivisht gëlltisin veten e tyre, duke mos lënë asnjë gjurmë. Qëndrimi i përkulur e trupit këtu, është shkaktuar nga muskujt e tij të pakësuar, teksa ato janë tharë. Çdo gjë zgjat më shumë në shkretëtirë. Dhe jeton më gjatë. Shkencëtarët kanë zbuluar tashmë, se shkretëtira e Atakamës është më e vjetër nga sa mendohej më parë.

Moshën e saj u zbulua nga kokrrizat e rërës, të cilat thithin dhe ruajnë nivele të ndryshme të rrezatimit nga hapësira e miliona viteve. Analiza e dritës, zbuloi se shkretëtira më e thatë në botë, mezi ka ndryshuar përgjatë 25 milionë vjetëve të fundit. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button