Në këtë artikull do të mund të lexoni disa nga thëniet më të bukura të autorit të famshëm të romanit “Lolita”, Vladimir Nabokov.
“Sa më shumë të dashurohesh me një kujtim, aq më i fuqishëm dhe më i çuditshëm bëhet ai”.
“Vetmia si një situatë mund të kurohet, por si një gjendje mendore është një sëmundje e pakurueshme”.
“Krijesat e para në tokë që e kuptuan konceptin e kohës ishin edhe krijesat e para që buzëqeshën”.
“Vitet e tëra me vuajtje në heshtje më kanë mësuar rëndësinë e vetëkontrollit”.
“Shuarja e një dallge nuk mund t’i japë kuptim gjithë detit”.
“Ne jetojmë jo vetëm në një botë me mendime, por gjithashtu në një botë me gjëra. Fjalët pa eksperiencë janë të pakuptimta”.
“Gjenialiteti është të gjesh lidhjet e padukshme midis gjërave”.
“Mos u mërzit me shiun, ai thjesht nuk di se si të bjerë mbrapsht”.
“Jeta është thjesht një pjesë e vogël drite midis dy errësirave të pafundme”.
“Asgjë nuk ta rikujton të shkuarën aq mirë, sa një aromë që ka qenë e lidhur me të”.