Horizonti.al

Sa më të pasur të jemi, aq më pak kënaqësi ndjejmë

Screen Shot 2016-08-13 at 11.21.55E dëshmon një sondazh i kryer pesë vjet më parë nga Zhordi Kuidbah nga Universiteti i Liezhit në Belgjikë me 350 meshkuj të rritur, me prejardhje të ndryshme sociale. Të pyeturit treguan se mesatarisht ata që janë më të pasur, kanë një reagim më të vogël ndaj gëzimeve të vogla të jetës së përditëshme. Për më tepër, që në vitet ’80 Xhordan Grafman nga Instituti i Rehabilitimit në Çikago (SHBA), kishte dëshmuar se ata që dhuronin paratë e tyre përftonin kënaqësi.

Pasi rekrutoi disa individë, të cilëve iu dha një listë me shoqata vullnetare dhe një sasi e përcaktuar parash, ai u kërkoi atyre të zgjidhnin një nga tre alternativat:t’i dhuronin paratë për një organizatë, të refuzonin ta bënin këtë,  apo të depozitonin një pjesë të parave në llogarinë e tyre personale. Ata që zgjodhën të dhurojnë sasinë e parave një organizate, kishin aktivizuar një zonë të veçantë të trurit, e lidhur me funksionin e seksit apo të të ngrënit. Kjo tregon se është altruizmi, më shumë sesa egoizmi, ai që prodhon më shumë ndjesi kënaqësie. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button