Horizonti.al

Sa viruse ka gjithsej në planetin tonë?

Në fakt është e pamundur të thuhet me saktësi se sa viruse ekzistojnë në botë. Por e sigurt është se ka shumë më tepër nga sa mund të imagjinojmë. Në të vërtetë, vlerësohet se vetëm në oqeane ekzistojnë rreth 10 jo milionë (10 në fuqi të 31-të, pra 1 e ndjekur nga 31 zero) grimca virale, ose rreth 10 miliardë herë më shumë se sa numri i vlerësuar i yjeve në Univers. Për të mos folur për të gjithë viruset që gjenden në tokë dhe nëntokë.

Variantet e viruseve

Nga kjo sasi e madhe virusesh, si ajo të koronavirusit SARS-CoV-2 dhe varianteve të tij të shumta shkencëtarët, kanë kataloguar dhe emërtuar zyrtarisht vetëm 9.110 prej tyre. Pra ato që zakonisht shkaktojnë sëmundje, dhe që në çdo rast janë më të lidhura me qeniet njerëzore.

E megjithatë, vitet e fundit, falë shekcnës së gjenetikës, ne jemi dëshmitarë të një rritje të klasifikimit të këtyre formave në kufijtë e jetës. Jo të gjithë ekspertët llogarisin viruset që jetojnë në të gjitha speciet e gjalla, pasi ato nuk kanë aftësinë të funksiojnë dhe shumohen ndryshe, përveçse brenda një qelize. Dhe studimet e fundit kanë zbuluar, se duke vepruar tek gjenet e speceve ku bujtin, viruset luajnë një rol të rëndësishëm në evolucionin e të gjitha gjallesave.

Infeksionet

Por si riprodhohen dhe përhapen viruset? Në praktikë, viruset përdorin metoda të ndryshme për të depërtuar në qeliza, dhe për t’i përdorur ato për t’u riprodhuar. Në qelizën e prekur, nganjëherë viruset riprodhohen duke e vrarë atë, dhe vazhdojnë që të sulmojnë qelizat e tjera në trup. Prandaj në këtë mënyrë, infeksioni përhapet derisa të sëmuret i gjithë organizmi pritës. / Focus – Bota.al

Back to top button