Pasi është gjykuar disa herë se pse mbante një telefon me ekran të thyer, edhe pse funksionant, lojtari nga Senegali që luan me skuadrën e Liverpool, Sadio Mane, është përgjigjur: “Pse duhet ta ndryshoj? Nëse do të dëshiroja, unë mund të blija me pasurinë time 10 makina Ferrari, 20 ora Rolex, apo dy avione private, por për çfarë?
Unë kam qenë personi që kam vuajtur nga uria dhe jam detyruar të punoj nëpër fusha, edhe pse mund tëisha i uritur dhe i etur. I kam mbijetuar luftërave, varfërisë, kam luajtur futboll me këmbë zbathur e plot gjëra të tjera, por sot falë fitimeve prej futbollit mund të ndihmoj plot nga ata që po jetojnë çfarë kam jetuar unë.
Kemi ndërtuar shkolla, spitale, parqe lojërash dhe kemi shpërndarë ushqime, veshje, këpucë për personat që jetojnë në varfëri ekstreme. Nga ana tjetër, i dhuroj 70 euro në muaj gjithë personave që jetojnë në njëzonë shumë të varfër të Senegalit, vendlindjes sime, për të pasur një të ardhur sado të vogël në familjen e tyre.
Nuk është e nevojshme të kesh një telefon të gjeneratës së fundit, një orë Rolex, një makinë luksoze, vila të mëdha apo të bësh udhëtime me jahte private. Unë preferoj një jetë të mirë, ama ekonomike, sepse dua që njerëzit e mi të mund të përdorin nga pak atë që jeta më ka dhënë.
Kjo quhet luftë kundër egoizmit, varfërisë, kundër urisë për çdo zonë të botës, jo vetëm për vendin tim dhe shpresoj të mendojnë në mënyrë të tillë edhe shumë persona të tjerë që i kanë këto mundësi”.