Nga Mario Livio
Fizikanti italian Enriko Fermi, shtroi dikur pyetjen e famshme “Ku janë ata?”, për të shprehur habinë e tij mbi mungesën e ndonjë shenje, mbi ekzistencën e qytetërimeve të tjera inteligjente në Galaksinë e Rrugës së Qumështit. Edhe pse ka patur ndër vite hipoteza të mundshme ndaj të ashtuquajturit “paradoksi Fermi”, nuk ka ende një konsensus, nëse ndonjëra prej tyre është e saktë.
Pyetja nëse ne jemi të vetëm në Rrugën e Qumështit (ose në univers në përgjithësi) mbetet gjithësesi një nga çështjet më intriguese të shkencës në përgjithësi, dhe në astronomi në veçanti. Duke pasur parasysh paqartësitë e mëdha që kanë të bëjnë me shfaqjen, evolucionin, dhe mbijetesën e çdo lloj forme jetësore ekstrasolare (nëse ekziston), ne do të përpiqemi shkurtimisht të identifikojmë nga distanca shenjat e përgjithshme të gjurmueshme të jetës aliene (të thjeshta dhe inteligjente), dhe për të shqyrtuar efektivitetin e strategjive të ndryshme kërkimore…
[real3dflipbook id=”818″] |