Në një fjalë, kjo mund të quhet çnjerëzore. Për 40 vite, nga 1932 deri në 1972, Shërbimi Shëndetësor Publik i SHBA në bashkëpunim me Institutin Tuskegee kreu një “vëzhgim” mbi meshkujt afro-amerikanë në zonat rurale të Alabamës. Atyre iu tha se po trajtoheshin falas dhe shumë shpejt do të kuroheshin. Ishte një gënjeshtër. Në të vërtetë ishte një studim klinik për mënyrën si funksionon sifilizi. Atyre nuk u ish thënë kurrë e vërteta për sëmundjen që kishin. Mostrat e gjakut u ishin marrë për kërkime shkencore.
Less than a minute