Covid19MAIN

Sekreti i suksesit të fushatës izra elite të vak sinimit

Izraeli synon të jetë një shembull, një laborator edhe për Evropën. Kjo ishte tema e trajtuar gjatë uebinarit të organizuar nga Stefano Parisi, dhe e moderuar nga gazetari Xhankarlo Lokuenci, në të cilin morën pjesë ambasadori izraelit në Itali, Dror Ejdar dhe Arnon Shahar, kreu i fushatës së vaksinimit për Shërbimet Shëndetësore në qytetin e Makabit.

Izraeli një model, si për logjistikën, ashtu edhe për shpejtësinë e zbatimit të fushatës së vaksinimit kundër koronavirusit. Qeveria e Benjamin Netanjahut po përdor vaksinën e Pfizer, dhe tashmë ka vaksinuar një pjesë të konsiderueshme të popullsisë.

Nga 9 milion banorë gjithsej, deri tani janë vaksinuar gati 6.4 milion prej tyre, e barabartë me 70.46 doza për 100 njerëz. 42.8 përqind e qytetarëve kanë marrë dozën e parë, ndërsa 27.7 për qind që të dyja. Ndërkohë është vërejtur një rënie prej 94 për qind e rasteve simptomatike të Covid-19në mesin e atyre që ishin imunizuar me vaksinën Pfizer.

Kjo u zbulua nga një studim i kryer nga fondi izraelit i shëndetit “Clalit”, duke konfirmuar kësisoj rezultate të ngjashme të mbledhura më parë nga Fondi Shëndetësor i Makabit. Ambasadori Ejdar, nuk e fshehu habinë e tij përballë ngadalësisë së vaksinimeve në Evropë:“Izraeli është ndër vendet e vetme në botë, ku pati një prioritet absolut çështja e vaksinave, dhe me të merret personalisht kryeministri. Benjamin Netanyahu ka biseduar disa herë me drejtuesit e kompanisë Pfizer, nga e cila mori miliona vaksina. Ne e kuptuam se ia vlente që të paguanim më shumë për të shpëtuar jetë. Për secilën vaksinë kemi paguar më shumë se dyfishin e të tjerëve”.

Por çfarë e dallon modelin shëndetësor izraelit nga ai i vendeve evropiane? “Dixhitalizimi dhe shpejtësia e veprimeve, shpjegon Ejdar. Unë mbërrita në Tel Aviv dhe pas 10 minutash ata kishin injektuar dozën e parë të vaksinës. Për të mos përmendur faktin se qytetarët izraelitë janë të regjistruar në një sistem dixhital me të cilin është më lehtë të menaxhosh të dhënat e tyre mjekësore”.

Ejdar shtoi se Izraeli po përgatitet tashmë për pandemitë e mundshme në të ardhmen: “Netanyahu mori kontaktet e para në lidhje me ndërtimin në Izrael të fabrikave farmaceutike nga Moderna dhe Pfizer. Synimi është të krijojmë një vaksinë në “shtëpinë tonë” pa pasur nevojë që ta importojmë atë”- vazhdoi ambasadori.

“Nga ana tjetër pyes veten pse Evropa është kaq prapa me vaksinimet. Janë dhënë arsye të ndryshme, por nuk mendoj se BE duhet të vepronte si të ishte në një situatë konvencionale lufte. Ju do të prisnit që udhëheqësit evropianë të pajiseshin me armë në çdo situatë dhe sa më shpejt”-theksoi ambasadori i Izraelit.

Nga ana tjetër, profesori Shahar shpjegon arsyen e suksesit të modelit izraelit. “Së pari, ne kemi qenë dëshmitarë të një evolucioni tragjik që ka pasur pandemia në Evropë dhe mbi të gjitha në Itali, dhe e kuptuam se ku mund të ndërhynim. Ne nuk mbingarkuam spitalet, të infektuarit me Covid-19 janë vendosur në komunitete apo hotele, madje edhe kundër vullnetit të tyre ”- shpjegoi mjeku.

Një tjetër forcë e Izraelit është logjistika e tij. Aty janë aktive 2 qendra të mëdha call-center, që garantojnë ndihmë për qytetarët dhe profesionistët e shëndetit. “Në fillim patëm disa probleme, por më pas patëm mundësi të ecnim me dyfishin e shpejtësisë.

Ne nuk kemi shpikur asgjë. Po përdorim të njëjtat sisteme elektronike që kemi përdorur më parë. Ne nuk prekim me dorë stilolaps dhe letër gjatë gjithë planit të vaksinimit, gjithçka është elektronike. Vaksinat nisin të shpërndahen nga një qendër e madhe e menaxhuar nga shteti, dhe dozat shpërndahen në një shkallë lokale” – u shpreh mjeku i ngarkuar me task forcën e planit të vaksinimit anti-Covid në Izrael.

Shahar prezantoi ndërkohë disa rezultate inkurajuese mbi efektet anësore të vaksinës së Pfizer. “Pavarësisht shtimit të rasteve, shkalla e njerëzve të sëmurë rëndë ka mbetur pak a shumë e njëjtë. Kjo do të thotë dy gjëra: se bllokimi ka ndihmuar, por gjithashtu se vaksina po funksionon”-tha ai.

Një tjetër element pozitiv është disponueshmëria e dozave. Izraeli bleu më herët nga të gjithë dozat e para të vaksinave, dhe me një çmim shumë më të lartë se ai i Evropës. Por nuk ishte vetëm kjo ajo që i dha përparësi këtij vendi.

“Për Pfizer dhe Moderna sistemi ynë i dixhitalizuar, vlen shumë më tepër sesa pagesa për vaksinat në vetvete. Pasi miliona të dhëna që ne u sigurojmë atyre, janë një bazë shumë e çmuar të dhënash,që ata mund t’i përdorin në të ardhmen për të krijuar ilaçe të reja”-shpjegoi Shahar.

Izraeli gjithashtu ka krijuar metodën “no show”, që është mënyra për të mos e shpërdoruar vaksinën në rastin kur njerëzit nuk paraqiten. “Ne kemi ngritur një sistem ku kontaktojmë menjëherë njerëzit që do vaksinohen”-thekson Shahar. / Linkiesta – Bota.al

Back to top button