Ligji I Tërheqjes është shumë I thjeshtë: duhet të dish se çfarë do. Ti fokusohesh në aspektet pozitive të asaj që ke nevojë, dëshiron apo kërkon të manifestosh. Pozitivja tërheq pozitiven, negativja tërheq negativen. Prej këtu buron edhe thënia që “mjerimi kërkon shoqëri”. Energjitë e niveleve të ulëta do të bëhen bashkë. Nëse dëshiron të manifestosh, duhet të ngrihesh mbi këto energji dhe të qëndrosh në pozitiven… Mund të detajohet më tej kjo ide, duke thënë që, nëse e mendon një gjë, ajo do të vijë. Fjalët kanë fuqi dhe mendimet mund të jenë energji.
Manifestimi I fatit tënd kërkon që të dish atë që do, të krijosh një plan të qartë për të shkuar atje, dhe të mendosh pozitivisht për rezultatin.
Pranimi I faktit që dëshiron të përovosh diçka të re dhe të ndryshme është hapi I parë. Të gjesh se ku ke gabuar, është hapi tjetër. Dallimi I vendeve negative në jetën tënde, dhe gabimet që ke bërë, janë hapa të rëndësishme drejt përdorimit të një qasjeje pozitive për të manifestuar fatin tënd. Dhe në fund, fokusohuni tek qëlimet dhe sjelljet që janë pozitive dhe që të shpien tek suksesi. / bota.al (vijon)