Adam Sternbergh
“The Week”
Kur kritiku televiziv Endi Grinuolld, i cili është 38-vjeç, u rrikthye në ish-gjimnazin e tij në afërsi të Filadelfias muajin e kaluar për të folur me të rinjtë për punën e tij, ai pyeti veten se si do të paraqitej atje. Tek e fundit, studentët e sotëm janë një brez dixhital, që kanë thjesht një lidhje të paqartë me konceptin e “Televizionit”.
Grinuolld tha se sigurisht që ai shihte edhe Netflix-in, qëkur transmetimi i programeve televizive në internet- në Netflix, Amazon, Hulu, nga kudoqoftë – është e gjitha pjesë e mbulimit të peizazhit të ri kompleks televiziv. Pastaj ai pyeti adoleshentët nëse ata vetë e frekuentonin Netflix. Ata u përgjigjën po me entuziazëm. Kur i se çfarë pëlqenin të shihnin atje, ata thanë sërish me entuziazëm: serialin “Friends. Ju kujtohet ky serial apo jo? Çendler, Monika, Xhoi, Fibi, Rejçël, Ros dhe majmunin harrakat? Central Park? “Kur ne shkonim të pushonim? Seriali që ndihet në mënyrën e tij si ikona relike e viteve ‘90, ashtu si grupi muzikor “Nirvana”, filmi “Pulp Fiction”, dhe një presidence prej dy mandatesh e Bill Klintonit që uebsajti “Onion” e përshkroi më vonë nostalgji si “makthi ynë më i gjatë kombëtar i paqes dhe prosperitetit”?
“Friends” jo vetëm që lindën në atë periudhë, por në vetvete mund të mishërojë plotësisht atë kohë se sa çdo shfaqje tjetër televizive. “Friends” gjalluan në vendin e ëmbël të argëtimit populist në masë dhe arratisë nga realiteti. Nëse keni qenë gjallë dhe të ndjeshëm në vitet 1990, ju tashmë e kuptoni këtë. Por ndërsa “Friends” qëmtoi në mënyrë të padisktueshme zeitgeist (shpirtin e kohës), qe në fakt një shpirt shumë i ndryshëm, në një kohë shumë të ndryshme. Sa për fillim, seriali u realizua…
[real3dflipbook id=”1107″] |