Me 11 tetor 2015 mbahen zgjedhjet komunale ne Vjene e Austri – nje sfide e re per te gjithe ne qe jetojme ne Vjene.
Mediat boterore percollen muajt e fundit shume ngjarje dhe tragjedi nga deti Mesdhe, ku u vulos fati i shume jeteve njerezore. Tragjedia vazhdon ende deri ne dyndjen ne kufijte e Ballkanit perendimor, me qellim per te arritur ne shtetet perendimore, si Gjermani, etj. Vargut te pafund te njerezve ne kerkim te nje jete me te mire, iu bashkangjiten azilkerkuesit nga ballkani perendimor, pra edhe nga Kosova e Shqiperia, te cilat u shpallen nga Keshilli Evropian si vende te sigurta.
U trazuan edhe njehere ujrat e qeta brenda BE-se dhe dolen ne tregun politik partite ultranacionaliste shume te forta, si shpetimtare te shteteve nacionale ne Bashkimin Evropian. Vlen te permendet si e tille ne Vjene, partia opozitare ultra e djathte, FPÖ, e njohur edhe per opinionin shqiptar per komentet “mbi njohjen edhe mosnjohjen“ e Republikes se Kosoves nga shteti austriak.
Per nga cilesia e jeteses, Vjena ka qene dhe mbetet nje qytet i vecante ne bote. Por, cdo ndyshim politik do te ndyshonte raportet me rrjetin social, i cili eshte ndertuar me mund qe nga shpallja e republikes se dyte te Austrise deri me sot. Ne kete rast duhet llogaritur se gjysma e popullsise se Vjenes ka prejardhje te huaj. Megjithate mungon reflektimi dhe perfaqesimi i ketyre njerezve dhe komuniteteve ne strukturat e administrates, ekzekutivit dhe legjistrativit.
Te mendojme e te veprojme me zgjuarsi ne interesin e komunitetit shqiptar ne Vjene e Austri, ne interesin e perparimit dhe te demokracise. Komuniteti shqiptar ne Vjene numeron mbi 35 000 persona, me teper se gjysma, duke filluar nga mosha 16 vjecare, ka te drejten e votes. Votat e komunitetit shqiptar duhet t’i sherbejne interesit te shqiptareve, e te mos shkojne ne llogari te elektoratit te mobiliziar te ultranacionalisteve.
Te mos veprojme si deri tani, duke komentuar nga larg a afer zgjedhjet, por te jemi pjesmarres aktive ne zgjedhje dhe vota e gjithsecilit nga ne te jete per komunitetin shqiptar dhe interesat e tij deri tani pa perfaqesi politike.
Quhem Januz Saliuka, jetoj qe nga viti 1985 ne Austri dhe rruga e jetes me solli qe te angazhohem qe ne ditet e para ne fushen shoqerore. Ashtu si pjesa derrmuese e diaspores, kisha enderr clirimin e Kosoves dhe punoja me shume te tjere per kete ceshtje. Ne luften e Kosoves u desh angazhim edhe me i madh, qe te mos zhdukemi si komb. Kam qene me mish e me shpirt pjese perberese dhe pse jo edhe me pergjegjesi, i asaj force qe perpiqej per kombin.
Prej vitesh, ne menyre vullnetare, jam pjese aktive e rrjeteve kulturore, sportive e shoqerore te shqiptareve, me qellimin qe te ruhen dhe zgjerohen rrjetet sociale te komunitetit shqiptar.
Ne qe jetojme jashte trojeve tona kudo neper bote, na quajne “Diaspora” e kemi ngelur sikurse ne udhekryq: ketu jemi “Migrant”, pra i huaj (Ausländer) – me prejardhje migracioni dhe nga ana tjeter jemi “Diaspora”. Kam menduar se po t´i takonim ndonje komunitetit jo shqiptar, do te gezonim te drejtat e rezervuara per komunitete ne Republiken e Kosoves. Por kemi ngelur ashtu sic na kane perkufizuar, pa te drejte qasjeje e pjesmarrjeje ne zhvillimet politike e shoqerore: me nje fjale “Diapore”, as si turiste jo!
Eshte ne interesin tone, qe kudo qe jetojme e jemi, te angazhohemi e kontribuojme ne qasjen politike te komunitetit shqiptar ne strukturat e mirefillta ekzistuese te shoqerise ku jetojme.
Eshte shansi qe jepet nje here ne disa vite, te qasemi ne legjislativ e te marrim mundesine te jemi pjese e administrates dhe ekzekutivit, ashtu si komunitetet e tjera te organizuara mire.
Une jam kandidat i partese ne pushtet SPÖ (Partia Socialdemokrate e Austrise) dhe kandidoj ne zgjedhjet e 11 tetorit ne kuader te landit te Vjenes. Nese flasim per bagazhin tim politik atehere vlen te ceket, se me vite isha deputet prane odes se punes e njohur si Arbeiter Kammer – AK Wien. Prej shume vitesh jam udheheqes i sindikates ne njeren nga departamentet e Vjenes, gjithashtu dhe njohes shume i mire i komunitetit qe i takoj dhe te tjereve. Kam nje pervoje 30 vjecare ne strukturat administrative te landit te Vjenes, si i punesuar aty. Nje pervoje po kaq te gjate kam edhe ne bashkepunimin me organizata jo fitimprurese dhe jo qeveritare. Jam njohes i mire i mekanizmave funksionale te tere sistemit, ekspert ne lemin social dhe personalisht i angazhuar ne ceshtjet e komunitetit tim.
Besoj se se bashku me voten tuaj, do te mbulojme sadopak boshllekun qe ka komuniteti shqiptar i paperfaqesuar ne qarqe politike.
Me angazhimin e te gjitheve dhe me mjetin demokratik: VOTEN, votoni ne interes te komunitetit mbareshqiptar ne Vjene.