Shtetet e Bashkuara raportuan më shumë se 55,000 raste të reja me COVID-19 të enjten, rritja më e madhe ditore që çdo vend ka raportuar ndonjëherë, sipas një raporti të Reuters.
Rritja e rasteve të koronavirusit në të gjithë Shtetet e Bashkuara gjatë javës së kaluar ka vendosur trajtimin e krizës nën presionin e presidentit Donald Trump dhe bëri që disa guvernatorë të ndalojnë planet për të rihapur shtetet e tyre pas bllokimeve të rrepta.
55,274 rastet e rregjistruara të enjten, rhyen rekordin e mëparshëm prej 54,771 infeksionesh brënda një dite të vendosur nga Brazili në 19 qershor.
Vetëm dy javë më parë, Shtetet e Bashkuara raportonin rreth 22,000 raste të reja në ditë. Tani kanë raportuar më shumë se 40,000 raste për shtatë ditë rrjesht. CNN / bota.al