Shendeti

Shëndeti / Nga pas 20 minutash, deri pas 15 vitesh: Ja çfarë ndodh kur lëmë duhanin

Screen Shot 2016-03-01 at 10.16.24

Sapo një person lë duhanin, trupi i tij fillon menjëherë të riparojë dëmet. Detoksikimi nis vetëm pas disa minutash dhe që të përfundojë, i duhen 15 vjet.

Pas 20 minutash: Rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut nisin të rikthehen tek normalet. Ato rriten kur një person pi cigare.

Pas 12 orësh: Niveli i rritur i monoksidit të karbonit në gjak rikthehet në normalitet. Ky gaz është toksik – në sasi të mëdha, ai mund të dëmtojë zemrën dhe sistemin nervor qendror.

Pas 5 ditësh: Trupi ka shpërbërë pjesën më të madhe të nikotinës.

Pas 2 javësh: Rrjedhja e gjakut dhe qarkullimi i ajrit në mushkëri përmirsohen.

Pas 1-9 javësh: Mukusi i membranave të mushkërive është pastruar. Kjo forcon sistemin imunitar.

Pas 1 viti: Rreziku për sëmundje të zemrës përgjysmohet.

Pas 15 vitesh: Ish duhanpirësit kanë të njëjtin risk për një atak në zemër, sa edhe joduhanpirësit./bota.al

Leave a Reply

Back to top button