Hackerët janë futur në faqen e Internal Revenue Service (Tatimet në SHBA), dhe mes shkurtit dhe gjysmës së majit kanë mundur të vjedhin të dhënat e 100 mijë tatimpaguesve.
Lajmin e ka dhënë dje vetë IRS, duke saktësuar se faqja e internetit e vënë në shënjestër, e quajtur “Get Transcript” është pezulluar. Informacionet e vjedhur përfshijnë të dhëna personale “të ndjeshme” si ditëlindja, adresat dhe numrat e Sigurimeve Shoqërore, vecanërisht të rëndësishëm për të kryer vjedhje të mundshme të identitetit. IRS ka saktësuar gjithashtu, në një komunikatë, se sido që të jetë, “kjo gjë nuk ka prekur kompjuterët e vet kryesorë, që menaxhojnë paraqitjen e moduleve për taksat, i cili mbetet gjithësesi i sigurtë”, si dhe ka shtuar që po i informon tashmë tatimpaguesit të cilëve u janë vjedhur të dhënat. /Bota.al