Bota

Amerika drejt luftës së tretë të Irakut

Sulmet ajrorë nuk po mjaftojnë. Në prillë mund të nisë sulmi ndaj Mosulit

Screen Shot 2015-02-07 at 19.21.27

Pas vrasjes së pilotit jordanez, që e shtyu Jordaninë të intensifikojë sulmet ajrorë, edhe SHBA janë duke u përgatitur për luftime më të fortë kundër ISIS. Drejtuesit ushtarakë amerikanë po kërkojnë që të kenë “sa më shumë informacione të jetë e mundur nga shërbimet e fshehtë”, në lidhje me sistemet mbrojtës të Kalifatit në Mosul (bastioni iraken i xhihadistëve), me qëllim që të vlerësojnë mundësinë e dërgimit të trupave tokësore në Irak, për të ndihmuar ushtrinë vendase që të rimarrë qytetin. Sipas burimeve ushtarakë të intervistuar nga CNN, një operacion i mundshëm nga toka mund të nisë në prill, atëherë kur është parashikuar ofensiva e irakenëve në Mosul. “ISIS po vazhdon të përforcojë mbrojtjen e vet në qytet: nëse do të ketë rritje domethënëse, atëherë forcat irakene mund të kenë nevojë për ato amerikane  me qëllim që të pikasin kundërshtarët që duhen goditur”, ka shpjeguar ushtaraku amerikan që ka dashur të ruajë anonimatin.
“Po verifikojmë që anëtarët e ISIS i dërgojnë pjesëtarët e familjeve të tyre jashtë Mosulit, ndërkohë që sulmet ajrorë kanë si objektiv ndërprerjen e linjave të furnizimit. Kur të nisë ofensiva, ISIS do jetë izoluar brenda qytetit dhe nuk do të jetë në gjendje të sigurojë përforcime”.

Gjeneralët amerikanë janë duke mbledhur të gjithë informacionet në dispozicion në lidhje me gjendjen e sistemeve të mbrojtjes të Mosulit. Operacioni do të realizohet nga trupat irakene, por këro “mund të kenë nevojë për mbështetje në terren nga marinsat amerikanë”.
Ndërkohë që pritet për të mësuar se cfarë do të vendosë Obama, nuk bie niveli i vëmendjes për rrezikun e terrorizmit në Europë. Përhapja e zërave mbi rritjen e numrit të dezertorëve mes luftëtarëve të huaj të nisur për në “luyftën e shenjtë” ngre disa pikëpyetje, mbi të gjitha: a është vërtetë dezertim? Apo janë rikthyer për të kryer atentate në Europë? Ndoshta të dyja. Sigurisht, është shumë shqetësues lajmi i dhënë ditët e fundit se mendohet të jetë krijuar një “batalion Anvar Avlaki”, me militantë që flasin anglisht, dhe që ka marë emrin e liderit jemenit të al Kaedës që u vra dy vjet më parë nga avionët e telekomanduar të SHBA.

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button