Të paktën 44,766 raste të reja me koronavirus dhe 1.277 vdekje u raportuan të martën në Shtetet e Bashkuara, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Në total në shkallë vendi janë regjistruar rreth 2,635,538 infeksione me Covid-19, përfshirë të paktën 127.425 viktima të lidhura me virusin, sipas rasteve të JHU.
Në këto statistika përfshihen rastet nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret tjera të SHBA-së, si dhe raste e riatdhesuara. CNN / bota.al