Uncategorized

SHBA tani ka më shumë se 1.9 milion raste me Covid-19

Shtetet e Bashkuara tani kanë të paktën 1.942.363 raste të infektuara dhe 110.514 të vdekur nga koronavirusi, sipas të dhënave të marra nga Universiteti Johns Hopkins.

Të dielën, Johns Hopkins raportoi 22.302 raste të reja dhe 712 vdekje të reja në SH.B.A.

Totali përfshin të gjithë rastet nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA-së, si dhe rastet e riatdhesuara.

New York mbetet shteti më i goditur, me 378.097 raste dhe 30374 vdekje. New Jersey, California, dhe Illinois vijnë më pas. CNN / bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button