Lifestyle

Shembuj të çuditshëm, se si prindërit i trajtojnë fëmijët përreth botës

Prindërit përreth globit kanë mënyrat e tyre unike të rritjes së fëmijëve, por të gjithë kanë një gjë të përbashkët: të gjithë duan më të mirën për fëmijët e tyre.

Më poshtë disa tradita të çuditshme që kultura të ndryshme kanë për prindërimin.

Prindërit Mauritanian pështyjnë në fytyrë fëmijët e tyre.

Populli Uluf i Mauritanisë mendon se pështyma e tyre mund të ruajë fjalët, kështu që ata pështyjnë mbi të porsalindurit e tyre, për të bërë që bekimet e tyre të rrijnë me fëmijën. Nënat zakonisht pështyjnë në fytyrë dhe baballarët në veshët e fëmijët e tyre dhe përhapin pështymën mbi kokat e foshnjeve, për të siguruar që ata të kenë një jetë të bekuar.

Norvegjezët i lënë fëmijët të flejnë jashtë, në temperatura nën zero

Eshtë e zakonshme për prindërit në vendet nordike që të lënë vogëlushët në karroca jashtë restoranteve, edhe në një ditë të ftohtë dimri, ndërkohë që vetë shijojnë një pije të nxehtë apo një drekë brenda. Ajri i ftohtë besohet se i mban të shëndetshëm dhe u rrit rezistencën ndaj sëmundjeve.

Nënat në Kenia nuk i shohin kurrë në sy fëmijët

Edhe pse gratë Kisii në Kenia janë shumë të angazhuara me fëmijët e tyre, ato i largojnë sytë sapo bebet nisin e qeshin pak. Eshtë mënyra e tyre për t’i mësuar një fëmije që të mos kërkojë shumë vëmendje.

Nënat e fiseve maja i lajnë bebet në ujë me akull

Vogëlushët maja zhyten në ujë në temperatura të ngrira nga prindërit, pak përpara se të bien të flejnë. E bëjnë për t’i mbrojtur nga nxehtësia përvëluese dhe për t’i mbajtur me shëndet të mirë.

Bebet finlandeze flejnë në kuti kartoni

Nënave në Finlandë tradicionalisht u jepet një kuti kartoni nga shteti, bashkë me aksesorët e dobishëm. Brenda kanë një dyshek të hollë, me qëllim që pajisja prindëruese të shërbejë si një  krevat i parë për të sapolindurit.

Fëmijët japonezë hanë çdo gjë dhe nuk shëndoshen kurrë

Prindërit japonezë, si edhe shkollat, i kushtojnë shumë rëndësi vaktit ë përditshëm të fëmijëve. Si rezultat, ata ndjekin një dietë me bazë bimore që përfshijnë edhe porcione të vogla të një sërë ushqimesh me shumë vlera ushqyese, dhe nuk ngopen kurrë.

Fëmijët danezë i varin biberonat në pemë

Në Danimarkë, kur fëmijët e vegjël mbushin 3 vjeç dhe heqin dorë nga zakoni i thithjes, ata i lënë biberonat në degën e një peme speciale, për t’u thënë lamtumirë lodrave të tyre qetësuese.

Në Armeni, bebet e zgjedhin profesionin që në moshë të hershme

Si pjesë e një rituali, nëna armene reshtojnë një seri lodrash para bebeve të tyre, në momentin kur u dalin dhëmbët e parë. Sendi i parë që ata zgjedhin supozohet që të parashikojë karrierën e tyre të ardhshme. Libri zakonisht parashikon një studiues, paratë një bankier, dhe thika parashikon që fëmija do të bëhet doktor. /bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close