Analiza

SHENIM / Ndihma “vëllazërore”, nga Budapesti, deri në Pragë

NdihmaQë në dhjetor, ukrainasit e kishin kuptuar se ku mund të conte ky tension. Kur Vladimir Putini, teksa firmoste marrëveshjen për financimet e jashtëzakonshëm, kish folur për ndihmë “për një shtet vëlla”. Pikërisht, sepse ndihma vëllazërore, në rusisht “bratskaya pomosh”, ia ngrinte gjithmonë qimet e kokës përpjetë, atyre që e merrnin këtë ndihmë.

Në atë kohë, vendet sivëllezër ishin ata që bënin pjesë në Paktin e Varshavës: shtete formalisht të pavarur, por të nënshtruar ndaj Moskës në gjithcka dhe për gjithcka. Në qershor të vitit 1953, pas vdekjes së Stalinit, punëtorët në Berlin menduan se ndoshta kishte ardhur momenti për të manifestuar. Tanket e vëllezërve të Grupit të forcave sovjetike në Gjermani e rikthyen rendin brenda pak orësh, duke lënë pas më shumë se njëqind të vdekur. Termi hyri zyrtarisht në leksikun komunist në vitin 1956, në kohën e ngjarjeve të Hungarisë. Kongresi i XX i Pcus, me denoncimin e krimeve stalinistë, u kish krijuar hungarezëve iluzionin, që i coi të zbrisnin në shesh me shpresën se mund të reformonin vendin e tyre.

Trupat e Paktit të Varshavës u vunë me shpejtësi në lëvizje. Marshalli Zhukov, pushtuesi i Berlinit, udhëhiqte operacionet: “Detyra e trupave sovjetike konsiston në ofrimin e ndihmës vëllazërore për popullin hungarez, në ndihmë të mbrojtjes së arritjeve të tij socialiste”.

Në vitin 1968, ishte agjencia zyrtare TASS që shpjegonte në 21 gusht atë që kishte ndodhur. “Eksponentë të Republikës socialiste cekosllovake i kanë kërkuar Bashkimit Sovjetik dhe shteteve të tjerë aleatë, me kërkesën për ndihmë të menjëhershme për popullin vëlla cekosllovak. Duke përfshirë edhe ndihma ushtarake”. Një ditë më vonë, Tass lajmëronte se tanket kishin kaluar kufirin. “Përparimi i trupave të vendeve sivëllezër ka vazhduar pa pengesa… Shumë qytetarë cekosllovakë, u shprehin ushtarakëve të Armatës Sovjetike, mirënjohjen e tyre për mbërritjen e shpejtë në Cekosllovaki”…

Leave a Reply

Back to top button