Shpesh kompanitë më të impenjuara në projektet me përgjegjësi sociale janë edhe ato që i evadojnë më shumë taksat. Një dyfishtësi që i detyrohet një hipokrizie të thellë
Pfizer është mburrur gjithmonë për impenjimin social të saj, domethënë për të ashtuquajturat aktivitete me corporate social responsibility. Kolosi farmaceutik bën diskutime fisnike lidhur me “përgjegjësinë ndaj shoqërisë” të tij dhe thekson se bën gjithçka për t’u garantuar të varfërve aksesin në produktet e tij. Është sidomos krenar për bashkëpunimin me organizata joqeveritare dhe subjekte të tjera të interesuara që të përmirësojnë sistemet shëndetësore. Por kjo nuk e ka penguar kompaninë që ta transferojë selinë fiskale të saj në një vend me regjim fiskal më të volitshëm. Në fakt, falë blerjes së kohëve të fundit të kompanisë konkurrente Allergan, Pizer do ta spostojë vendbanimin e vet fiskal nga Shtetet e Bashkuara në Irlandë, ku taksat janë më të ulëta. Nëse do ta kishte pasur selinë fiskale në Irlandë, në 2014 do të kishte kursyer 1 miliard dollarë në taksa.
Sigurisht që Pizer nuk është kompania e parë që lëkundet midis përgjegjësisë sociale dhe shmangies fiskale. David Guenther, kërkues në Lundquist College of Business të Oregon University, ka botuar në studim në të cilin, bashkë me një grup kolegësh, ka krahasuar presionin fiskal të përballuar nga një kampion kompanishë amerikane midis viteve 2002 e 2011 me vlerësimin e programeve të përgjegjësisë sociale të tyre. Kërkuesit kanë deduktuar se kompanitë më të impenjuara në përgjegjësinë sociale janë edhe ato që i shmangin më shumë taksat. Shpjegimi i parë i kësaj dyfishtësie është hipokrizia: corporate social responsibility bazohet mbi idenë se kompanitë kanë detyrime edhe ndaj shoqërisë dhe jo vetëm aksionerëve, por detyrimi kryesor ndaj shoqërisë është që të paguajnë taksat, që të ndihmojnë më të dobëtit. Një shpjegim tjetër është se kompanitë nuk janë monolitike, por formohen nga feude rivale që kanë prioritete të ndryshme. Reparti që merret me programet e përgjegjësisë sociale mund të mos komunikojë me punonjësit e sektorit financiar, të paguar për ta minimizuar barrën fiskale.
Guenther dhe kolegët e tij ofrojnë dy shpjegime mahnitës. I pari ëstë se kompanitë e adoptojnë corporate social
responsibility për të njëjtin motiv për të cilin kërkojnë të reduktojnë taksat: maksimalizimin e fitimeve. Për kompanitë e impenjuara në programe të gjera të përgjegjësisë sociale është më e lehtë të tërheqë talentet me të mira dhe t’u flasë për produktet e tyre. Baruch Lev i New York university ka vërejtur se kompanitë me një pikësim më të lartë në fushën e corporate social responsibility regjistrojnë edhe një rritje më të madhe të të ardhurave. Nga ana tjetër, sa më shumë energji u kushtohen minimizimit të taksave, aq më shumë anullohet kapitali social i akumuluar nëpërmjet programeve të corporate social responsibility. Në vitin 2012 Starbucks ka pranuar se transferimi i selisë së saj në Mbretërinë e Bashkuar për të optimizuar barrën fiskale e ka dëmtuar reputacionin e saj dhe është impenjuar që të derdhë rreth 10 milion paund në vit në dy vitet e ardhshme.
Shpjegimi i dytë i mundshëm është se kompanitë e konsiderojnë corporate social responsibility dhe taksat si të ndërkëmbyeshme: më pak taksa të paguhen, aq më shumë mbeten për iniciativat e bamirësisë. Kompanitë mund deri të binden që të kenë detyrimin moral e reduktimit të barrës fiskale të tyre: në fakt, nuk mund të vendosin se çfarë do të bëjë shteti më paratë e tyre, por mund të përzgjedhin projektet e corporate social responsibility dhe t’u garantojnë efikasitetin.
Sukses në biznes
Këto teori divergjente pasqyrojnë ide të kundërta mbi atë që vlen për një kompani të përgjegjshme në nivel social. Global Reporting Initiative, një organizëm që boton linja drejtuese lidhur me iniciativat e përgjegjësisë sociale, rekomandon që të jepen informacione të detajuara lidhur me pagesat e taksave. Nga ana tjetër, shumë administratorë të deleguar, sidomos në Shtetet e Bashkuara, theksojnë se për kompanitë mënyra më e mirë e kontribuimit ndaj të mirës së përbashkët është që të kenë sukses në biznes. Veç kësaj, paratë e kursyera mund të shpenzohen për kauza të mira. Administratorët e Deleguar kanë të drejtë kur thonë se kontributi më i mirë që mund t’i japin shoqërisë është të sigurojnë vende pune dhe të ardhura. Megjithatë, duhet të pranohet se një gjë është të preokupohesh me inefikasitetin e një shteti dhe një tjetër është të shtiresh se shteti nuk vlen dhe, për pasojë, pjesëmarrja në mbajtjen e tij është e kotë. (marrë nga The Economist)
Përgatiti: ARMIN TIRANA / Bota.al