Bota

Shkaqet e tërmetit që tronditi Greqinë

Shkaku është relativisht i thjeshtë për t’u shpjeguar: afrimi i Afrikës me Evropën, që këtu, më shumë se në cilëndo zonë tjetër të Mesdheut, është veçanërisiht aktiv

Tërmeti i dhunshëm që goditi Greqinë (madhësi 6.7 ballë), vjen pas një serie të gjatë tërmetesh që kanë prekur zonën në javët e fundit, pothuajse të gjithë me një intensitet të caktuar (madhësia 4.5 ballë).

Shkaku i këtyre tërmeteve është i lidhur me konvergjencën drejt veriut të pllakës afrikane që lëviz me një shpejtësi mes 4 deri 10 milimetra në vit. Nga pikëpamja gjeologjike situata është më pak komplekse dhe më pak e ndërlikuar se ajo e gadishullit italian, ku në lojë janë komponentë të ndryshëm.

Përplasje në shkallë të gjerë

Greqia ka një element unik gjeologjik afrimin e afrikës, një lëvizje aktive prej rreth 50 milion vjetësh dhe që ka çuar në zhdukjen e Tetisit, një gji i detit të madh (Pantalassa) që rrethonte të vetmin kontinent (Pangea) që ka ekzistuar 300 milionë vjet më parë.

Energjitë në lojë pas lëvizjes që mbylli Tetisin (Deti Mesdhe është ajo që ka mbetur prej saj) janë manifestuar veçanërisht në Greqinë jugore, ku ka një plan “nënvendosje” që sjell Mesdheun të vendoset nën Greqinë, në zonën e nënvendosjes të Kalabrisë dhe përgjatë vijës thyerëse të Anadollit në Turqi. Kjo e fundit është një thyerje e gjatë e cila lëviz horizontalisht drejt perëndimit, një lëvizje që ka lindur për të absorbuar më mirë energjinë e lëvizjes së Afrikës.

Edhe këtu, numri i tërmeteve të dhunshëm dhe shpeshtësia e tyre shtë e lartë. Pikërisht këtu pritet një tronditje e madhe që mund të godasë Ankaranë.

Parashikimet, të pamundur

Ashtu si për të gjithë tërmetet e dhunshme, edhe ky do të pasohet nga disa lëkundje. E pamundur të thuhet nëse do të jenë po kaq të dhunshme, e sigurtë është që kjo zonë është shumë aktive në periudhëne  fundit. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button