Shkence

SHKENCA E TE ARDHMES / Ndërtimi me atome

nanotech“Nanoteknologjia” – çdo gjë e ndërtuar në shkallë nanometri, vetëm disa herë më shumë se madhësia e një atomi – ka një aureolë shkence imagjinare përreth. Megjithatë, gjithkush prej nesh me siguri ka pasur pranë dikur e diku pak nanoteknologji. Provoni të bëni një kërkim në Google për këtë fjalë. Ja pra, tek e përdorët.

Revolucioni nisi heshturazi në vitin 1981, kur Gerd Binning dhe Heinrich Rohrer tek IBM në Zyrih shpikën Scanning Tunneling Microscope (STM), i cili mund të lexonte një sipërfaqe atom për atom. Gjatë dekadës së fundit, studiuesit kanë përshtatur STM-të për të vëzhguar molekulat organike dhe për të ndërtuar pajisje të thjeshta që përdorin atome. Në po të njëjtën kohë, inxhinierët elektronikë po punonin nga lartë poshtë për të mbërritur në nanoshkallë, duke vendosur gjithnjë e më shumë tranzistorë (dhe më të shpejtë) në chip-e silikoni. Kjo përpjekje lejoi dyfishimin e shpejtësisë së procesorëve cdo 18 muaj, një përparim që njihet si Ligji i Moore. Deri në fillimin e viteve 2000, madhësia e tranzistorit kishte zbritur nën të dhjetë miliontën en jë metri, duke sjellë kompjuterët dhe celularët në mbretërinë e nanoteknologjisë. Dhe progresi vazhdon: në fund të vitit që kaloi, shkencëtarët në Finlandë dhe Australi ndërtuan një tranzistor eksperimental nga një atom i vetëm fosfori.

Faza tjetër e teknologjisë atomike mund të sjellë zëvendësimin e silikonit me substanca të tjera që i përshtaten nanoshkallës. “Materialet ndryshojnë karakteristikë kur hyjnë në këtë botë të re”, thotë James Yardley, drejtor i Shkencës e Nanoteknologjisë në Universitetine Columbias. Ai dhe kolegë të tij ishin ndër të parët që zbuluan shtresa karboni një atom të trasha të quajtura grafine. Në teori, elektronet duhet të lëvizin nëpër këto shtresa pa rezistencë. “Nëse mund të bësh këtë, atëherë mund të transmetosh energji elektrike nëpër të gjithë vendin pa pikë humnbje”, thotë Yardley. Në shkut të vitit që kaloi, shkencëtarë të IBM krijuan një tranzistor grafine që mund të ndizet dhe fiket 100 miliardë herë në sekondë, pothuajse dy herë më shpejt se sa tranzistori me silikon.

Nanoteknologjia në botën reale ka pasoja që shkojnë përtej kompjuterëve – pasoja që më në fund mund të japin një thelb për vizionee dikurshme të shkencës. Grafine është kaq shtresë e fortë saqë ka bërë disa shkencëtarë të mendojnë të ndërtojnë ashensorë në hapësirë. Ndërkohë, strukturat e vogla të karbonit po prodhohen për bateri me karikim të shpejtë, qeliza diellore eficiente si dhe kapsula të implantueshme. “Kemi njohurinë dhe mjetet për ta bërë të ndodhë e gjithë kjo”, thotë Yardley.

Leave a Reply

Back to top button