Shkencëtarët kanë pikasur një eksoplanet gjigant që besojnë se është fshehur thellë në qendër të Rrugës së Qumështit, rreth 22,000 vite dritë larg Tokës, raporton një ekip i madh në një studim të botuar kohët e fundit në Gazetën Astrofizike.
Planeti i ri vjen në orbitë përreth një ylli pak më të vogël se dielli ynë, në rreth dy herë distancën që Toka rrotullohet rreth diellit. Ekzoplaneti është quajtur OGLE-2016-BLG-1190Lb, por mos u mërzisni prej emrit. Është pak më i madh se 13 Jupiters të bërë bashkë, gjë që do të thotë se për një planet është me të vërtetë shumë i madh – në të vërtetë, ai mund të jetë mjaft i madh për të qenë një yll i vogël, pra një i ashtuquajtur xhuxh bojëkafe.
Xhuxhët bojëkafë njihen më shumë si “yje të dështuar” pasi nuk kanë në të vërtetë një “furrë yjore” në qendër, e cila krijon energji duke bashkuar atomet. Por gjithësesi klasifikohen si yje, sepse prodhojnë dritë.
Por shkencëtarët janë më pak të intriguar nga madhësia e tij e saktë sesa nga mënyra se si formohet: Tradicionalisht, gjërat që ne i quajmë planetë janë formuar nga grumbujt e sendeve që ngjiten së bashku në një disk rreth një ylli, ndërsa yjet formohen nga një re gjigande gazi që ndahet në yje.
Astronomët janë veçanërisht të intriguar nga planeti i ri, sepse është futur thellë në zemër të Rrugës së Qumështit, në atë që quhet fluska galaktike. Zakonisht, është e vështirë të vëzhgosh planete në këtë rajon, duke qenë se janë dhjetëra-mijëra vite dritë larg dhe nuk prodhojnë dritë. / Bota.al