Prej kohësh tashmë, njerëzit kanë pyetur dhe vazhdojnë të pyesin, se çfarë ndodh realisht pasi një person ndërron jetë. Ata që besojnë në një fe të caktuar, mendojnë se njerëzit shkojnë në parajsë, ose në një botëtë përtejme. Disa të tjerë mendojnë se një person thjesht vdes dhe kaq. Disa të tjerë, besojnë se shpirtrat tanë mbijetojnë edhe pasi vjen fundi.
Disa shkencëtarë pohojnë se kjo e fundit mund të jetë një teori e besuar. Pas shumë kërkimeve tëdetajuara, ata kanë arritur në përfundimin se ndërkohë që trupi vdes, ndërgjegjia apo shpirti ynë jeton përgjithmonë. Ata e kanë shpjeguar këtë besim të tyre, përmes studimeve të mirëfillta shkencore.
Këtë mendim e pohon edhe mekanika kuantike, një pjesë e fizikës, e cila trajton strukturën e molekulave dhe atomeve (kujtoni ndërtimin e këtyre të fundit në protone, neutron dhe elektrone). Shkencëtarët e përfshirë në kërkim, Stuart Hameroff dhe Sir Roger Penrose, pohojnë se koshienca e njerëzve është njëruajtje e informacioneve në këtë nivel molekular. Ashtu siç pohon fizika se asgjë nuk humbet, thjesht shndërrohet në një formë tjetër, ata besojnë se shpirti nuk vdes. Ai i rikthehet universit.