Motivuese

Shkëputur nga “Sekreti” i Rhonda Byrne, libër nga ata që të ndryshojnë jetën…

Mirënjohja ka qenë një ushtrim shumë i fuqishëm për mua. Çdo mëngjes ngrihem dhe them: ‘’Faleminderit!’’ Çdo mëngjes,  kur vë këmbët në dysheme,  them: ‘’Faleminderit!’’ Pastaj,  ndërsa jam duke larë dhëmbët dhe duke bërë gjërat rutinë të mëngjesit,  filloj të rikujtoj gjërat për të cilat jam mirënjohës. Nuk është se mendoj për to mekanikisht dhe bëj gjëra rutinë,  por vazhdoj të ndihem thellësisht mirënjohës.

‘’Shumë njerëz që e organizojnë jetën në mënyrë korrekte në të gjitha fushat e tjera,  mbetën të varfër ngaqë u mungon mirënjohja”. – James Ray

“Ji mirënjohës për atë që ke tani. Kur fillon të reflektosh për gjërat e jetës tënde për të cilat je mirënjohës, do të mbetesh i habitur kur të zbulosh se sa shumë janë ato. Vetëm duhet të fillosh, pastaj ligji i tërheqjes do t`i marrë mendimet mirënjohëse dhe do të të sjellë shumë të tilla. Atëherë do të jesh në frekuencën e mirënjohjes dhe të gjitha gjërat e mira do të jenë të tuat”. – Wallace Wattles

“Përfytyrimi është kaq i fuqishëm sepse, ndërsa ti krijon në mendje imazhet ku sheh veten duke zotëruar gjërat që dëshiron,  në të vërtetë je duke gjeneruar mendime dhe ndjenja sikur i ke ndërkaq ato gjëra. Përfytyrimi është thjesht një mendim i përqëndruar fort tek imazhet, prandaj shkakton ndjenja të fuqishme.Kur përfytyron, e emeton atë frekuencë të fuqishme në Univers.Ligji i tërheqjes e kap atë sinjal të fuqishëm dhe i kthen imazhet tek ti, pikërisht siç i ke përfytyruar”. – Rhonda Byrne

“Të gjithë mësuesit e Sekretit janë të vetëdijshëm për elementet që ti vë në lëvizje,  kur përfytyron. Ndërsa sheh dhe ndien imazhin në mendjen tënde,  zhvendosesh në një vend ku beson se do ta kesh ndërkaq atë që  dëshiron. Gjithashtu,  ti shfaq edhe besimin tek Universi,  sepse përqendrohesh te rezultati përfundimtar dhe përjeton atë çka do të ndiesh, pa e vrarë mendjen se ‘’si’’ do të vijë kjo gjë. Imazhin që ke në mendje e sheh sit ë realizuar. Ndjenjat e tua e shohin sit ë realizuar. Mendja dhe gjithë qenia jote e shohin sikur tashmë ka ndodhur. Ky është arti i përfytyrimit”. –  Dr. Joe Vitale

Leave a Reply

Back to top button