Bëj një hap pas. Dreqin, mendo pak për veten tënde. Ti je njeri. Je shumë e paraqitshme. Ti mund të bëhesh çdokush që dëshiron të bëhesh. Mos i urre gjithë të tjerët, thjesht sepse dikush e lëndoi zemrën tënde, sepse miku yt më i mirë të zhgënjeu, sepse yt atë të goditi, apo prindërit e tu u ndanë, sepse dikush të quajti të shëndoshë, të shëmtuar, budallaqe, apo të pavlerë. Mendimet e tyre nuk vlejnë asgjë. Ti nuk je ajo që të tjerët mendojnë për ty. Ti je ajo që ti mendon për veten tënde, ndaj mendo për veten gjërat më të bukura. Mbushe mendjen tënde me gjithë optimizmin e mundshëm.
Mos e mundo veten me mendime negative rreth gjërave që nuk i kontrollon dot. Qaj kur e ndjen të nevojshme dhe harroji gjërat, kur ato përfundojnë. Mos u kap pas kujtimeve që të falin dhimbje, thjesht sepse nuk do t’i harrosh ato. Harroji trishtimet e së shkuarës dhe përqendrohu tek e tashmja.
Kujto gjithmonë se nuk duhet t’i marrësh gjërat si të sigurta. Asnjë person nuk të përket ty, por mund të të qëndrojë ty besnik, nëse edhe ti i fal sinqeritet dhe besnikëri. Jeto për diçka. Jeto për veten tënde. Bjer në dashuri. Largohu nga një dashuri toksike. Bjer sërish në dashuri. Largohu sërish nga një lidhje e pavlerë. Bëje këtë gjë disa herë, derisa të kuptosh se çfarë është dashuria e vërtetë.
Pyet për gjërat që nuk i kupton. Nuk është budalla ai që pyet dhe i heq dyshimet, por ai që nuk pyet dhe jeton me dyshime. Tregoji njerëzve që u beson, se si ndihesh. Krijo. Imagjino. Frymëzo. Ndaji me të tjerët gjërat e bukura. Tako njerëz të rinj. Bëje të bukur jetën e dikujt. Ndiqi ëndrrat e tua. Jetoje jetën në maksimum. Thjesht jeto, harroji gjërat e tmerrshme të jetës tënde dhe jeto.
Dhe një ditë, kur të jesh mjaftueshëm e moshuar, dije se teksa do mendosh për të shkuarën, nuk do të kesh asnjë pendesë për jetën që ke bërë… / f.xh. / Bota.al
1 minute read