- Angela Merkeli u bën thirrje gjermanëve të mos i bashkohen protestave kundër refugjatëve.
- Kriza e paprecedentë e imigrantëve detyron ministrat e Bashkimit Europian të thërrasin një samit të jashtëzakonshëm, për të gjetur zgjidhje urgjente.
- Parlamenti i Ukrainës mbështet një draft ligj që do i japë status special lindjes. Autoritetet besojnë se kështu do të zbusin përpjekjet e rajoneve për t’u ndarë.
- Kina do të hapë një lidhje hekurudhore të shpejtësisë së lartë me Korenë e Veriut, përpjekja më e fundit për të fuqizuar lidhjet ekonomike, pavarësisht tensioneve.
- Japonia synon të rrisë shpenzimet për mbrojtjen, përballë rritjes së tensioneve për ishujt pranë Kinës.
- Aksionet e Europës dhe Azisë pritet të pësojnë rënien më të madhe në tre vite, sipas Federal Reserve në SHBA.
- Cmimi i naftës bie sërish nën 49 dollarë për fuci. Ndikim të madh ka kriza në vazhdim që vjen prej Kinës.
- SHBA po mendon të vendosë sanksione në vijim të vjedhjeve kibernetike nga ana e hackerave kinezë, sipas Uashington Post./Bota.al
1 minute read