Që kur ngjarjet filluan të regjistrohen, shoqëritë sekrete na kanë hipnotizuar dhe frikësuar. Përderisa misteri është i koduar në ADN-në e tyre, shoqëritë sekrete janë një ushqim i lehtë për teoricienët e konspiracionit apo studentët dembelë, që kërkojnë shpjegime të thjeshta për shumë gjëma në histori. Megjithatë këto shoqëri sekrete, kanë ndikuar realisht botën përreth tyre, dhe jehona e mësimeve dhe veprimeve të tyre, gjendet edhe sot e kësaj dite mes nesh.
Gjashtështja sekrete
Për shkak se ajo ishte një nga periudhat më të famshme në historinë e zbatimit të ligjit në SHBA, shumë njerëz kërkonin të kishin atributet e tij që kishte rrënuar Al Kaponen. Nga avokati Ivan Xhonson tek i pamshmi në Eliot Nes, të gjithë u përpoqën të argumentonin se ishin ata forca e vërtetë, pas rënies e gangsterëve të Çikagos. Gjithësesi, një grup e mbajti të fshehtë luftën e tij kundër Kapones. I quajtur “Gjashtështja Sekrete”, ata ishin një grup biznesmenësh të Çikagos, që dëshironin të pastronin qytetin nga krimi i organizuar, kryesisht për arsye ekonomike. Tek e fundit, sa më shumë që amerikanët ndjenin se Çikago u përkiste gangsterëve, aq më pak kishte të ngjarë që ata të shkonin me pushime në “Windy City”.
E krijuar në tetor të vitit 1930, si Komiteti i Qytetarëve për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit, “Gjashtështja Sekrete” përfshinte një agjent federal të quajtur Xhemi Aleksandër, kunati i Nesit dhe një prej mbështetësve më të mëdhenj të këtij të fundit, gjatë gjithë karrierës së tij në zbatimin e ligjit. Me bekimin e Xhemit, Nesit relativisht të paprovuar, iu ngarkua detyra për ta kapur Al Kaponen, me akuza të ndryshme që lidhehin me Aktin Volstead, mjeti kryesor i zbatimit të ligjit të përdorur për të zbatuar Proibicionin, ndalimin e përdorimit të pijeve të forta alkoolike në SHBA. Pas suksesit të tij në Çikago në vitin 1930, Nes e dërgoi “Gjashtëshen e Fshehtë” në Klivland, për të luftuar krimin e organizuar në atë qytet./Bota.al