Kuriozitete

Shoqëritë e fshehta që ndikuan në histori: Bosnja e të Rinjve

Screen Shot 2015-06-18 at 16.00.00

Shumë kohë para luftërave të viteve ‘90, Ballkani ishte një rajon i rrëmbyer, i ndryshëm etnikisht dhe gati për të shpërthyer në luftë në çdo moment. Bosnja ishte veçanërisht paqëndrueshme, për shkak të përzierjes së kombësive dhe feve. Për më tepër, Bosnja ka qenë shpesh herë fushëbeteja e lojërave të fuqive të mëdha, të cilat ishin të interesuara të siguronin krahun jugor të Evropës.

Pas pushtimit nga Austro-Hungaria në vitin 1878, vala e tensionit vetëm sa u rrit, sidomos pasi një grup oficerësh të ushtrisë serbe të njohur si “Crna Ruka” (Dora e Zezë), filloi financimin e lëvizjeve pro-serbe dhe pro-sllave në të gjithë Evropën Jugore. Një grup i tillë ishte “Bosnja e të Rinjve”, një koleksion heterogjen i serbëve të Bosnjës, kroatëve, dhe revolucionarëve myslimanë, të përkushtuar ndaj një shumëllojshmërie, kauzash që varionte unifikimi i sllavëve të jugut tek nacionalizmi serb.

E frymëzuar nga shkrimet e radikalit serb, Vladimir Gaçinoviç, dhe duke punuar në bashkëpunim me “Dorën e Zezë”, “Bosnja e të Rinjve” vendosi të çlirojë Bosnjën nga pushtimi austriak. Vepra e tyre më famëkeqe, ndodhi kur anëtari i ri Gavrilo Princip vrau arkidukën austriak Franc Ferdinandin dhe gruan e tij Sofi, dukeshën e Hohenbergut. Ndërsa masakrat e dhunshme anti-serbe dhe anti-boshnjake ishin reagimi i menjëhershëm ndaj krimit të Princip, trashëgimia e tij mbetet një moment krenarie për disa, në atë rajon të trazuar./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button