Edhe pse termi “fashizëm”, zakonisht ju zgjon imazhin e nazistëve në këmisha të kafta, që parakalonin nëpër rrugët e Berlinit, filozofia politike e njohur me këtë term, lindi në fakt në Itali në fillim të viteve ‘20. Para se të shndërrohej në një lëvizje politike, fashizmi ishte një ide e fragmentuar, e debatuar nga intelektualë të ndryshëm të krahut të djathtë.
Njëri prej tyre ishte Xhulius Evola, një siçilian fisnik, okultist, dhe student i ezoterizmit. Për Evolan, fashizmi kishte potencialin të ishte një lëvizje reaksionare kundër botës moderne, të cilën ai e cilësonte se bënte pjesë në Kali Yuga, apo në Epokën e Errët Hindu. Si një shprehje e markës mistike të fashizmit, Evola në vitin 1927 themeloi Grupin UR.
Shoqëria përbëhej nga intelektualë italianë, të përkushtuar ndaj magjisë, ideve të filozofit Niçe mbi modelin e “vullnetit për pushtet”, si dhe hermetizmit. Për shkak se mendimi i Evolas ishte elitist dhe anti-modern, grupi i tij UR gjeti disa ndjekës, madje edhe në mesin e anëtarëve të Partisë Kombëtare Fashiste të Benito Musolinit.
Pavarësisht kritikave të Evolas ndaj udhëheqjes së Musolinit, Grupi UR mbeti një shtyllë intelektuale e radikalizmit të krahut të djathtë përgjatë Luftës së Dytë Botërore, madje edhe sot ai vazhdon të ndikojë tek segmente të caktuara të mendimit ekstremit të djathtë./Bota.al