Bota

Shpresat e Obamës dhe ndryshimi i politikës së jashtme të SHBA-së

Screen Shot 2015-10-04 at 09.15.29

Nga Victor Davis Hanson

“National Review”

Presidenti Barak Obama zbaton jashtë vendit të njëjtat parime, që praktikon edhe në shtëpi. Në vend, presidenti njihet mirë për preferencën e tij ndaj barazisë mbi lirinë. Pjesa dërrmuese e axhendës së tij të brendshme – Obamacare, amnistitë përmes urdhrave ekzekutive, kufijtë e hapur, normat e interesit afër zeros, lehtësimi sasior, akumulimi i një borxhi të ri prej 9 trilionë dollarësh, rritjen e taksave, shtimin e rregulloreve – ka me sa duket për qëllim të zhvendosë fuqinë dhe kapitalin larg nga klasa e mesme e sipërme, drejt klasave më të ulëta.

Nga shfaqja e parë e Obamës në skenën kombëtare, retorika e tij ka qenë e drejtuar kundër atyre që ai i perception si tejet të privilegjuar. Amerikanëve, të cilët nuk favorizojnë vizionin e tij të rishpërndarjes, iu reduktuan në mënyrë retorike të vendas të privilegjuar, që nuk ishin të gatshëm të shpërndanin pasurinë e tyre. Obama dikur tha se ishte për taksa më të larta për fitimet nga kapitali, edhe nëse rritje e tillë, do të dekurajonte aktivitetet fitimprurësë, dhe do të shkaktonte kësisoj të ardhura më të ulëta për Thesarin, thjesht për hir të “drejtësisë” – duke na kujtuar paralajmërimet e ndryshme të Tokëvilit, se shumë njerëz

do të preferonin barazinë, edhe nëse kjo do të thotë më pak liri dhe pasuri për veten e tyre.

Obama e sheh pjesën tjetër të botës, siç bën me Shtetet e Bashkuara – dhe në këtë mënyrë tek nevoja për një rishpërndarje të pushtetit, që do të sjellë drejtësi më të madhe për planetin. Prandaj, në bazë të politikës së jashtme aktuale amerikane, qëndron dëshira për respektimin e të drejtave të njeriut, vlerave, qeveria konsensuale dhe interesi ynë kombëtar.

Fjalimi i tij në OKB, u fokusua në një pjesë të madhe tek shkatërrimi i Lindjes së Mesme. Shumica e ndikimit atje për shumë dekada ishte i lidhur Izraelin, një komb i vogël por i fuqishëm me armë bërthamore dhe një ekonomi të gjallë, dhe të ashtuquajturit rregjimet e moderuara autoritare të bazuara tek sunitët – Egjipti, Jordania, dhe monarkitë plutokratike naftë-eksportuese të Gjirit.

Megjithatë, Obama me sa duket e pa këtë si të padrejtë. Ai kërkoi për një kundërpeshë, për të fuqizuar kombet e tjera islamike dhe lëvizjet që konsiderohen më revolucionare dhe të cilat e meritojnë më shumë  vëmendjen amerikane. Nga çdo analize e kthjellët, Rexhep Erdogan i Turqisë, është një islamik i zjarrtë, që po e gërryen demokracinë turke.

Por për Obamën, ai ishte një avatar i shpresës dhe ndryshimit, që do të mbante Turqinë larg nga sjelljet e saj neo-koloniale ndaj NATO-s. Ndonëse, në kuadër të Turqisë, Erdogan fuqizoi fundamentalizmin tek nënklasa anatoliane kundër elitës së perëndimorizuar Joniane. Kështu vazhdoi “marrëdhënia jonë speciale” me Erdoganin – dhe miratimin jozyrtar amerikan të represinoit të tij anti-demokratik, anti-semitist dhe islamik.

Obama ndërhyri me vonesë, dhe me pak dollarë në Pranverën Arabe. Por ai mori artibutin e tij, me shkatërrimin e mëvonshëm amerikan të Muamar Gedafit – një përbindësh në qendrën e rehabilitimit i cili kishte dorëzuar arsenalin e tij të armëve të shkatërrimit në masë, pas rrëzimit të Sadam Hyseinit dhe ngadalë po ia dorëzonte pushtetin një brezi tranzitor të shekullarizuar dhe perëndimorizuar të mafias familjare.

S’ka gjë se ne bombarduan pa miratimin e Kongresit, lejuam që grupet terroriste të shqyenin vendin, dhe u goditëm në Bengazi – edhe pse administrata Obama na dha zbulimin e ri, dokritnën e “Drejtimit nga Prapa”, së bashke me shprehjen lapidare të Hilari Klintonit:“Erdhëm , pamë, ai vdiq”. Egjipti përjetoi një skenar të ngjashëm. Obama u magjeps nga Muhamed Morsi – presidenti i dikurshëm anti-amerikan i Egjiptit, që kur kishte qenë i ri kishte kaluar disa vite në Kaliforni, në fillim si student dhe pastaj si profesor.

Obama parashikoi se do të ishte pozitive që sa më shpejt Egjipti të drejtohej nga dikush që ishte shkolluar në SHBA, dhe që do të vlerësonte mitologjinë e fjalimit të Obamës në Kajro. Nëse teokracia egjiptiane zëvendëson autokracinë, aq më mirë, duke patur parasysh se Mubarak kishte së paku vërtetësinë revolucionare, që i mungonte këtij të fundit.

Megithatë, rezultati ishte shkatërrimi i vërtetë i Egjiptit, deri në grushtin e papritur të shtetit nga ana e juntës ushtarake të gjeneralit Abdel Fatah El-Sisi. Askujt nuk është tmerrësisht i keqardhur, që monarkitë e Gjirit janë duke u izoluar nga Obama. Tek e fundit, ato ishin arkitektet e kartelit të naftës OPEC-ut, dhe mjeshtrat e dikurshëm që tinëzisht financonin terroristët anti-perëndimorë.

Teokracitë e tyre skizofrenike, ishin shfaqje të shëmtuara të asaj që ndodh, kur konsumizmi i teknologjisë së lartë përzjehet me zakonet e shekullit VII-të. Megjithatë, monarkitë e Gjirit mbetën anti-komuniste në Luftën e Ftohtë, në pjesën dërrmuese i shpëtuan dhunës më të madhe të Lindjes së Mesme, folën ashpër kundër Izraelit më shumë sesa ta luftonin atë, dhe mirëpritën bazat ushtarake të SHBA-së.

Tani ato janë jetime, jo sepse janë të korruptuara, anti-demokratike apo teokratike, por për shkak se ato përfaqësojnë pasuri, pushtet dhe influencë në mënyrë të tepruar në Lindjen e Mesme. Administratës Obama nuk duket se ia ndjen shumë nëse Izraeli është demokratik dhe pro-perëndimor, dhe që ka krijuar nga hiçi një ekonomi të suksesshme.

Përkundrazi, ai përfaqëson Perëndimin në kurriz të subjekteve revolucionare si Autoritetit Palestinez, Hamasi, dhe ndoshta tanimë edhe Hezbollahu. Prandaj, që nga fillimi i administratës Obama, kritikat e saj në Lindjen e Mesme nuk kishin në shenjestër Iranin, Hamasin, apo Vëllazërinë Myslimane, por Izraelin në përgjithësi dhe kryeministrin Netanjahu në veçanti. Ashtu si kurdët, të cilët Obama në masë të madhe i ka shpërfillur, Izraeli është thjesht shumë i suksesshëm, shumë ndryshe nga dështakët në Lindjen e Mesme, dhe gjithashtu haptazi pro-amerikan.

Kujtoni që në qershor 2009, Obama nxitoi fillimisht të mbështesë 1 milionë reformatorët iraniane, që dolën në rrugë për të protestuar mbi zgjedhjet e manipuluara nga teokracia në pushtet. Obama qëndroi më pas i heshtur gjatë vazhdimit të protestave atë vit. Në shkurt të vitit 2009, në intervistën e tij të parë zyrtare si president për Al Arabija, ai la të kuptohet se kishte mirëbesim tek udhëheqësit autentike të Islamit.

Obama me sa duket i pa reformatorët iranianë, si neo-konservatorë retrogradë, më shumë sesa si revolucionarë legjitimë, të cilët do të vlerësonin kredencialet e veta unike e radikale. Sigurisht Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Zarif – një dendi i perëndimorizuar që ngjan si kryetari i një programit të studimeve mbi Lindjen e Mesme, në një kampus amerikan – duket se ishte njeriu i duhur për të magjepsur Obamën me anti-amerikanizimin e tij të moderuar.

Pasojë e kësaj është marrëveshja mbi programin nuklear të Iranit, që me sa duket i shkel të gjitha parakushtet që vetë Obama përcaktoi përpara bisedimeve, dhe një plan për çdo komb tjetër në Lindjen e Mesme, për të patur armë bërthamore nën maskën e premtimit për të mos i patur ato. Kjo qasje ndaj Lindjes së Mesme, është një lloj arti i organizimit të komunitetit në një qytet –shtet të madh amerikan – trazira të vazhdueshme, të ndërprera nga ekuilibri i rastit për shkak të lëshimeve të shumta nga më i fuqishmi.

Statusi bërthamor i Iranit, liria e tij e re prej sanksioneve, të ardhurat në zgjerim e sipër, dhe axhenda e ripërtërirë terroriste, do të ofrojë atë lloj barazie që mëton Obama në Lindjen e Mesme. Regjimet sunite dhe Izraeli do të reagojnë, tensionet do të rriten, dhe prej trazirave do të shkaktohet një ndjenjë më e madhe e drejtësisë shoqërore, me një Lindje të Mesme të re që është më autentike, dhe për këtë arsye më pak pro-perëndimore, dhe sidomos më pak pro-amerikane se ajo e vjetra.

Fusha e lojës është duke u niveluar, dhe aksi Rusi-Siri-Iran-Hezbollah-Hamas ka arritur më në fund disa barazi në rajon. Obama u përpoq të bënte të njëjtën gjë me Moskën, derisa e kuptoi se Putini është një bandit i klasit të parë – një reaksionar neo-carist sypatembur, që e përçmon Obamën si për dobësinë, ashtu edhe për predikimet i tij mbi drejtësinë sociale.

Në Evropë, Obama ka bërë më të mirën e tij, për të minuar marrëdhënien e vjetër speciale SHBA-Britani që në kohën e Çurçillit. Ai ka preferuar BE-në ndaj NATO-s, dhe e sheh krizën e tanishme të emigracionit, ose si ndëshkim të drejtë për shkak të kolonializmit, ose si një shans që Evropa ka për t’u shfaqur më shumë në botë.

Ëndrra e të majtëve evropianë e zhvendosjes masive të popullsive që jeton në apartamente në pronësi të qeverisë, ndërpritet nga fermat diellore dhe të erës, dhe vendet me politikën e jashtme në përputhje me direktivat e OKB – me gjithçka të mbikëqyrur nga të mëdhenjtë e elitës – është e vetë Obamës.

Ka gjithmonë një justifikim, për dështimet e Obamës në Siri. Për një farë kohë Obama luajti me idenë se Kina komuniste ishte një shfaqje revolucionare, e cila për një kohë të gjatë ka qenë stereotipi i vendit kaotik, agresiv dhe bandit, që u vu përballë aleatëve të mërzitshëm dhe njëdimensionalë të SHBA gjatë Luftës së Ftohtë si Japonia, Korea e Jugut dhe Tajvani.

Por pas sulmeve kibernetike dhe ngacmimit rajonal, Obama u largua nga vendngjarja, i habitur nga fakti se ajo që ai kishte ndihmuar – riarmartimi i Japonisë, adaptimi nga Koreja e Jugut i një politikë të re të ashpër ndaj Koresë së Veriut, dhe aleatët në Paqësor filluan të kuptojnë se nuk mund të ketë më një ombrellë bërthamore të SHBA-së.

Në Amerikën Latine, kaosi ishte gjithashtu i madh. Qindra mijëra u drejtuan për në El Norte, sapo Obama bëri nul ligjet e emigracionit në SHBA dhe filloi amnistinë masive – përbërësit e një riorganizimi të ardhshëm politik të Amerikës Jugperëndimore. Po joshet Kuba komuniste, ndërsa shkatërrimi i vazhdueshëm i Venezuelës shpëfillet, sikurse janë edhe janë përpjekjet demokratike të nje pjese të vogël të vendeve të Amerikës Latine, që ende përpiqen të formojnë qeveri konsensuale, në vend të konceptit të një diktatori gangster të drejtësisë revolucionare.

Shpresa e dekadës së parë të këtij shekulli, se stabiliteti dhe prosperiteti i një qeverisje konsensuale në Kili, mund të përhapej në të gjithë kontinentin, është më së shumti e vdekur. Me pak fjalë, politika e jashtme amerikane është bërë e ngjashme me Obamacare, ligjin e emigracionit apo defiçitin buxhetor. Obama stis gjëra të ndryshme, flet mbi të vërtetat e pushtetit, më pas shkëputet nga kaosi në rritje, por duket i vetëkënaqur megjithatë mbi faktin se diçka – se çfarë ai nuk e di saktësisht, apo nuk ia ndjen – është më në fund në lojë. Duke ecur përpara do të shkojmë drejt padrejtësisë së rradhës, të etur kaos dhe po kështu me shpresë për ndryshim.

Përkthimi: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button