Your Life

Shtatë gjëra që ju bëjnë të pandalshëm në jetë

Njerëzit janë qenie sociale. Duke qenë të tillë, ne priremi të krahasohemi me të tjerët, sidomos në lidhje me statusin në jetë si dhe pasurinë apo suksesin. Zakonisht, kur shohim që jemi mbrapa, humbasim motivimin dhe vetëbesimin. Këtë nuk duhet ta lejoni të ndodhë. Ja disa gjëra që ju bëjnë të shndërroheni në një forcë të pandalshme:

  1. Mos mendoni – thjeshtë shquani dhe veproni

Në vend se të analizoni dhe të mendoni me tepri, bëni një hap, një veprim të qëllimshëm. Përderisa jeni të koordinuar mirë me shqisat tuaja, dhe keni veprim absolut tek vetja, përdorni instiktet, bëni atë që ndjeni se është më e mira. Ia vlen të citohet Oprah ëinfrey në këtë pikë: “Cdo vendim të drejtë që kam marrë, më ka ardhur nga brenda. Cdo vendim të gabuar që kam marrë, e kam marrë sepse nuk kam dëgjuar zërin brenda meje”. Në momentin që nisni të analizoni, ju e humbni betejën. Përdorimi i logjikës ju nxjerr jashtë zone.

2. Mos u motivoni nga paraja apo gjërat e jashtme

Të kesh pajisjet elektronike më të fundit, rroba klasi, dhe makina të kushtueshme është gjë e mirë, por, për njerëz vërtetë të suksesshëm, asnjëherë në qendër nuk ka qenë paraja, statusi apo gjërat e jashtme. Hiqini të gjitha ato, dhe sërish do të jeni të lumtur e të suksesshëm. Sërish do e keni shtytjen për të shkuar deri në limitet tuaja, me qëllim që të arrini objektivat personale. Shumë njerëz vetëshkatërrohen prej fiksimit ndaj këtyre gjërave të jashtme.

3. Kurrë mos jini të kënaqur

Për ju, kënaqësia është e vështirë të gjendet, edhe pasi keni arritur një objektiv. Në fakt, qëllimi nuk është arritja e objektivit; është vetë ngjitja drejt tij. Pyetja e vërtetë për ju duhet të jetë: sa shumë përpara mund të shtyni veten tuaj? Disa do të thonë se jeni mosmirënjohës! Absolutisht jo. E vërteta është, për shkak të gjërave që keni arritur, ju jeni modestë dhe mirënjohës. Prandaj nuk do të jeni kurrë dembelë. Do kërkoni përherë, pa u ndalur, suksesin.

4. Jini të sinqertë me veten

Studimet tregojnë se 70 përqind e punonjësve në SHBA e urrejn punën e tyre dhe vetëm një në tre amerikanë thonë se janë të lumtur. Njerëzit e pandalshëm hedhin gjithcka që nuk u pëlqen nga jeta e tyre. Fitoni respektin për veten dhe vetëbesimin, me qëllim që të jetoni jetën ashtu si ju doni. Nëse dicka shkon gabim në jetën tuaj, ndryshojeni menjëherë.

5. Mos kini frikë nga pasojat e dështimit

Shumica e njerëzve preferojnë të rrijnë “pranë tokës”. Përse? Eshtë e sigurtë. Nëse bien, nuk do të lëndohen dhe aq shumë. Megjithatë, duhet të zgjidhni të fluturoni lart. Edhe pse vetëm një rrëzim mund t’ju vrasë. Një mungesë goditje në shenjë dhe mund të ndaleni. Por s’duhet të jetë problem për ju. Në fund të fundit, duhet ta shihni këtë botë ndryshe. Në pikëpamjen tuaj radikale, nuk duhet të ketë tavan; nuk duhet të ketë dysheme. E gjitha është në mendjen tuaj. Nëse dicka shkon gabim – nëse dështoni – ju përshtateni, ngriheni në këmbë dhe vazhdoni përpara.

6. Mësoni papushim

Njerëzit e zakonshëm ndjekin dëfrimin. Njerëzit fenomenalë ndjekin arsimimin dhe të mësuarit. Nuk mund të ndaleni së mësuari, kur dëshironi më të mirën. Ju jeni të detyruar të përmirësoheni vazhdimisht. Ju vazhdoni e vazhdoni të përmirësoni dijet tuaja. Celësi është tek përgatitja. Ajo ju jep pushtet. Sepse ju keni “paguar faturën” që askush tjetër nuk dëshiron ta paguajë.

7. Ji gjithmonë nën kontroll

Ndryshe nga masat, që varen prej substancave apo faktorëve të tjerë jashtë tyre, ju duhet të keni komandën e atyre që merrni, si e përdorni kohën, dhe sa shumë kohë shpenzoni. Nuk duhet të veproni bazuar në impulse, por në instikte. Duhet të bëni gjërat për shkak se ju pëlqen, jo për shkak se jeni të detyruar. /Lifehack – www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button