Kuriozitete

Shtypja e katarëve

Screen Shot 2015-06-13 at 18.01.36

Katarizmi është një degë e Kristianizmit e ngjashme me Gnostiçizmin, dhe detajet e tij do të kërkonin kohë të numëroheshin. Kohën e artë e pati nga viti 1000 deri në vitin 1300, dhe gjatë asaj kohe, katarët, përmes gjithë Europës, e irrituan kaq shumë Kishën Katolike saqë Kisha, fillimisht u përpoq t’i konvertonte katarët përmes dhunës. Kur kjo nuk funksionoi, ata filluan një kryqëzatë me fuqi të plotë, Kryqëzata Albigensiane, e cila solli 20 vjet luftë kundër lëvizjes së katarëve. Gjatë asaj Kryqëzate, fortesa e Beziersit ishte rrethuar në pjesën më të madhe të vitit 1209, në fundin e të cilit, ushtria Katolike fitoi dhe vrau çdo burrë, grua dhe fëmijë në qytet – të paktën 7,000, por sipas disa vlerësimeve, ndoshta ishin edhe 20,000.

Udhëheqësi i ushtrisë tha: “Vritini të gjithë ata. Zoti do t’i njohë të vetët!” Në fund, katarët u shtypën me sukses. Pse Kisha Katolike e kërkoi fort këtë fund të dhunshëm? Për arsye se, sipas teorisë së komplotit, katarët kishin kopje tekstesh të ndryshme të shenjta për ta dhe për Katolicizmin, duke përfshirë Librin e Dy Parimeve dhe Biblën e Darkës së Fshehtë. Këto dhe tekste të tjera e paraqisnin mësimin e Jezusit se rimishërimi është real, se Qielli dhe Ferri nuk ekzistojnë, se Zoti i Testamentit të Vjetër ishte Satanai, dhe Zoti i Gjithëfuqishëm është ose Jezusi ose Ati i Tij në qiell, por jo Zoti i Testamentit të Vjetër. Ky është parimi qëndror i Gnosticizmit gjithashtu. Pjesa më tronditëse e kësaj teorie është se Jezusi mund të ketë predikuar që rimishërimi është real, duke i shtyrë teoricienët të spekullojnë se, cili mbi Tokë është sot Jezusi, dhe kur do ta bëjë ai të njohur praninë e tij? Këto tekste të paprovuara, të shenjta vetëm për katarizmin, mund të gjenden, shumica nën titujt e Gnosticizmit./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button