Edhe nëse stili i jetës të lejon ta zgjatësh ditën deri në orare njëherë e një kohë të paimagjinueshme, sinkronizimi i bioritmeve tona me ndryshimin natyral të dritës dhe të errësirës është i domosdoshëm, për të mbajtur organizmin me shëndet të plotë. Për të rregulluar “tik-tak-un” e orës sonë të brendshme biologjike, vihen në punë një grup qelizash cerebrale të ndodhura në hipotalam, që quhen bërthama suprakiasmatike: ajo merr informacione mbi dritën e jashtme përmes qelizave të ndjeshme ndaj dritës, të cilat janë të pranishme në retinë, dhe duke punuar në një cikël prej 24 orësh, përshtasin ritmet biologjike të trupit tonë, me ato të programuara nga kalimi i ditës dhe i natës. Këto informacione kanë pasoja “kaskadë” mbi “orën e brendshme” të organeve të tjera, si ato që udhëheqin aktivitetin e zemrës e të mëlçisë, ashtu edhe ato qelizore. Le të shikojmë, fazë pas faze, momentet e një dite, tipike, si dhe të kuptojmë se cili aktivitet është më i miri për secilën periudhë kohore. /Focus-Bota.al
1 minute read